Balla nuk kursehet me lavde për Ramën: Nder për Shqipërinë që ka një lider si ai!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka folur me lavde për kryeministrin Edi Rama nga Lushnja duke theksuar se sot Shqipëria ka përfaqësuesin më të mirë në arenën ndërkombëtare.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së theksoi para lushnjarëve të pranishëm në sallë se e ka për nderë të jetë krah Edi Rama kur viziton vende si Gjermania.

Sipas Ballës që nga viti 1921 kur lushnjarët vendosën që të kishte një parlament, Shqipëria nuk ka pasur lider më të fortë se Edi Rama. Ai theksoi se kohët e vështira duan udhëheqës të fortë.

“Kam kënaqësi të vizitoj Gjermaninë në krah të kryeministrit. Është një nder për Shqipërinë që ka këtë përfaqësim ndërkombëtarë me Edi Ramën. Nuk e ka pasur asnjëherë,  që nga viti 1921, ku lushnjarët vendosën të kenë një parlament. Kohët e vështira duan udhëheqës të fortë. Ne kemi udhëheqësin e duhur. Kryeministrin tonë Edi Rama. Kurrë më parë Shqipëria nuk përfaqësohet më fort se sot me kryeministrin Edi Rama. Në Shqipëri do ndodh diçka që asnjë prej nesh nuk e imagjinonte dot që në 6 dhjetor do kemi udhëheqësit e BE. Është vendi i parë që iu besua procesi i Berlinit” tha Balla.

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV