Në 60 vite martesë, s’bëri dot fëmijë, historia e trishtë e nënë Sanijes që jeton e vetme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënë Sanija e cila jeton e vetme në Tiranë tha se në 60 vite martesë nuk bëri dot kurrë fëmijë.

Në një rrëfim për “Real People” në Euronews, ajo u shpreh se kishte dëshirë që të kishte dy vajza e dy djem, por për fat të keq kjo dëshirë nuk iu realizua kurrë.

Më tej ajo tregoi se bashkëshortit i kishte thënë që të krijonte familjen e tij, por që ky i fundit nuk pranoi dhe zgjodhi të rri me nënë Sanijen deri në fund të jetës së tij.

“S’kam pasur fëmijë. Ndenja nuse 7 vite e nuk pata fëmijë, dhe aty kuptova se nuk mund të kem fëmijë. Gocat i kam pasur shumë qejf. Kam pasur qejf të kem dy goca e dy çuna.

Kam qenë shumë e lidhur me bashkëshortin. Ne nuk kishim fëmijë por më thoshte mos e torturo veten. I donte shumë fëmijët por nuk ma përmendte asnjëherë fëmijë. I kam thënë që nëse do mund të ndërtosh familjen tënde. Më thoshte mos më thuaj një gjë të tillë. Thoshte e di vet. Nëse do Zoti na jep. Nuk ia lëshuam kurrë dorën njëri-tjetrit”- tha ajo.

Të fundit

Listat e hapura po bëjnë kërdinë në terren, betejë e egër e kandidatëve brenda partisë

Në këtë fushatë nuk po flitet për programe, por po flitet për tepsi. Kjo metaforë, e futur në fjalorin...

VIDEO: Champions League, Parisi fiton edhe në shtëpi dhe shkon në finale kundër Interit

Parisi sonte e pati relativisht të thjeshtë të kualifikohet në finalen e Champions League. Pas fitores 0-1 në Londër, parisienët fituan 2-1 në shtëpi dhe...

Intervista, Rama ironizon Lapajn: Kur fut hundët në punët e qeverisë…

Kryeministri i vendit, Edi Rama, komentoi rastin e arrestimit të kandidatit të partisë “Shqipëria Bëhet” në Sarandë, i cili u kap me kokainë. Ai...

“Rama premton 2 kg fara kungulli mandatin që vjen”, Berisha: Jo më djepe bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me qytetarët në Elbasan akuzoi Edi Ramën, se u premton të rinjve 2 kilogram fara kungulli...

Takimi në Tiranë, Agron Shehaj: Misioni ynë është të mos largoheni në emigrim

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Tirana, u shpreh me tone të forta se rruga drejt ndryshimit të vërtetë në Shqipëri nuk ndalet...

Lajme të tjera

Web TV