PD apel diasporës t’i bashkohet protestës së 12 nëntorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka ftuar diasporën që ti bashkohet protestës së opozitës të organizuar më 12 nëntor. Ne një deklaratë për mediat, Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha thotë se Rama e ka degraduar Shqipërinë në gradën më të ulët. Protesta e 12 nëntorit tha Hoxha është një përpjekje për t’i dalë zot Shqipërisë dhe atdheut tonë të përbashkët. Teksa drejton gishtin nga qeveria, Hoxha thotë se në 7 vjet, 750 mijë bashkëkombas kanë marrë rrugët e botës. “Kohët e thërrasin sërish shqiptarin e Diasporës që të frymëzojë, të ndihmojë, të jetë në krah të vendit të të parëve. Me këtë thirrje ju drejtohem sot shqiptarëve kudo janë: në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Gjermani, Kanada, Zvicër, Austri, Francë dhe deri në Australinë e largët. Protesta e 12 nëntorit është një përpjekje për t’i dalë zot Shqipërisë, atdheut tonë të përbashkët të ngecur në darët e një pushteti që e sheh shtetin dhe arkën e tij si plaçkë për t’u grabitur, pasi janë vjedhur zgjedhjet dhe manipuluar vullneti i lirë i shqiptarëve. Suksesi i qeverisë Rama ka qenë i qartë në mbrapshtinë e tij: e ka degraduar Shqipërinë në gradën më të ulët: në 7 vjet, 750 mijë bashkëkombas kanë marrë rrugët e botës. Partia Demokratike i ka të qarta rekordet e saj. Vetëm në periudhën 2009-2013 janë kthyer në vend 134 mijë shqiptarë të Diasporës. Dua t’ju bëj thirrje dje nga kjo foltore t’i bashkoheni protestës së 12 nëntorit. Nëse qëlloni në Shqipëri apo nëse jeni afër, dhe i keni mundësitë ekonomike të vini. Nëse jo merrini në telefon të afërmit tuaj, ftojini të na bashkohen të shtunën! Ne e duam Diasporën, por kur ajo bëhet më e madhe se vendi amë, ai vend është në rrezikun e zhdukjes. Pa Shqipërinë dhe njerëzit e saj, ne bëhemi një komb i shpërngulur, endacak, i pakrye. Partia Demokratike e Shqipërisë ka besim të plotë se angazhimi i diasporës në ringjalljen e frymës opozitare dhe shpëtimin e demokracisë së saj është një gur themeli për Shqipërinë dhe ka një rol themelor për të ardhmen. Shqipëria ju thërret”, theksoi Hoxha.

Të fundit

Tjetër aksident me shqiptarë në Maltë/2 punëtorë bien nga kati i tretë pasi shembet çatia

Dy punëtorë ndërtimi u plagosën rëndë kur një çati mbi të cilën po qëndronin u rrëzua dhe ata ranë...

Përgatitje për zgjedhjet e 2025?/ Kryedemokrati Basha takim me bashkëatdhetarët në Itali

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka njoftuar se ditën e shtunë në orën 18:00 një takim me bashkëatdhetarë në Itali. Me anë të një...

Edhe Rama do ta votonte Gazmend Bardhin për kryetar të PD

Nga Lorenc Vangjeli Nëse Sali Berisha është mbreti i kurorëzuar, Gazmend Bardhi është princi i errët i inkoherencës. Të dy së bashku, në një listë...

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin e vitit 2026, që do...

Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Në fokus trajtimi i ujërave të ndotura në bregdet

Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e burimeve ujore. Zëvendëskryministrja Belinda Balluku mbajti fjalën në forumin e menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në...

Lajme të tjera

Web TV