Çështja e Vis Martinajt/ Gazetarja rrëfen bisedën e ashpër me xhaxhain e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për një nga çështjet më të nxehta të kohëve të fundit, atë të Ervis Martinajt.

Ajo ka treguar se ka patur një bisedë shumë të ashpër me xhaxhain e Martinajt, ndërsa ka treguar se profesionin e saj nuk e ka përdorur kurrë për të lënduar familjarët.

“Ervis Martinaj është një personazh që tërheq shumë, konsiderohej mbreti i lojërave të fatit. Nuk kam abuzuar në asnjë gërmë, jam treguar e vërtetë me provat dhe faktet. Kam siguruar dhe videot.

Nuk ja kam lejuar vetes sepse ka një familje që mund të jetë jashtë aktivitetit të tij.

Kam biseduar me xhaxhain e tij, ka qenë një bisedë e ashpër. Unë isha e kujdesshme pasi profesionin tim nuk e kam për të lënduar familjarët.

Në raportimet e mia kam qenë shumë e kujdesshme. Atë dosje e ruaj. Patjetër edhe në gjyq po të shkoj jam e hapur. Jam munduar që ti jap publikut prova.

Kam preferuar të jem besnike e fakteve dhe provave. Është një ngjarje që do të vijojë gjatë. Do jetë nëse nuk do të ketë një përfundim nga institucionet. Martinaj ishte një personazh që ndërthurte biznesnin, politikën, shoëbizzin.

Kudo shkoj më pyesnin për Martinajn. Shkoj për të bërë flokët më pyesin për Martinaj, shkoj te dentisti më pyesin për Martinajn, kudo. Kam një ide që çfarë mund të ketë ndodhur me të por nuk ia lejoj vetes të them unë fjalën e fundit se nuk jam unë ligji”, ka thënë Lala.

Të fundit

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe...

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Lajme të tjera

Web TV