7 dhjetor 1941/ Pearl Harbor, si e shkatërruan japonezët flotën amerikane të Paqësorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbjet do të ishin të pabesueshme kur 189 avionët luftarakë japonezë bombarduan papritur bazën detare të amerikanëve në Pearl Harbor. Bilanci ishte tragjik. 170 aeroplanë amerikanë u shkatërruan. 19 anije luftarake amerikane dolën jashtë përdorimit, 2400 ushtarakë u vrarë dhe mbi 300 të tjerë u plagosën. Sulmi në Pearl Harbor ishte një sulm ushtarak i befasishëm nga Shërbimi Ajror i Marinës Perandorake Japoneze ndaj Shteteve të Bashkuara kundër bazës detare në Pearl Harbor në Honolulu, Territori i Hawait, pak para orës 08:00, të dielën, 7 dhjetor 1941. Shtetet e Bashkuara ishin një vend neutral në atë kohë; sulmi çoi në hyrjen e saj zyrtare në Luftën e Dytë Botërore të nesërmen. Udhëheqja ushtarake japoneze iu referua sulmit si Operacioni Hawaii, Operacioni AI, dhe si Operacioni Z gjatë planifikimit të tij…

…Lufta japoneze në Oqeanin Paqësor u njoh si Lufta Sino-Japoneze. Ajo filloi në 1937 me sulmin e Japonisë ndaj Kinës. Që nga 1931, Japonia mbante të pushtuar Mançurian dhe me datë 7 korrik të 1937, do niste sulme të shumta ndaj Kinës në afërsi të Beiping (Bezhingu i sotëm). Japonezët avancuan të pathyeshëm deri në Betejën e Shangait, ku ndaluan vrullin. Shangai do të binte në dhjetor 1937. Pak më vonë edhe kryeqyteti Nanzhing do të binte. Qeveria Kineze u largua nga aty duke shkuar në Çongqing. Gjatë kësaj lufte, Japonia kreu masakra të shumta, duke mbjellë terror mbi popullsinë civile. Keqtrajtime të shumta u kryen edhe kundrejt robërve të luftës që u gjendën përballë torturash çnjerëzore. Për t’u përmendur është Masakra e Nanjing, ku vetëm brenda një muaji, do masakroheshin më shumë se 300 mijë civilë.

Sulmi mbi Hawai
Në verën e 1941, ShBA, Britania e Madhe dhe Holanda vendosën embargo ndaj Japonisë. Kjo embargo kishte në qendër ndërprerjen e naftës, në mënyrë që Ushtria Japoneze të humbte superioritetin e saj në luftë. Japonia nuk u tërhoq, madje vazhdoi të avanconte në territoret Kineze. Japonia do të planifikonte një sulm ndaj Flotës së ShBA-së në Pearl Harbor (Porti i Perlave). Ajo gjithashtu u përpoq të shtinte në dorë, zonat e pasura me naftë që ishin në dorë të kompanive holandeze (Dutch East Indies në Indonezi). Më 7 dhjetor 1941, flota japoneze e pajisur me aeroplanmbajtëse, do të sulmonte në mënyrë të papritur dhe të rrufeshme Portin Pearl Harbor, në Hawai. Ky sulm rezultoi i suksesshëm. Një valë prej 189 avionësh luftarakë japonezë shkatërruan bazën ushtarake detare në Pearl Harbor.170 aeroplanë amerikanë dolën jashtë përdorimit. 19 anije luftarake amerikane gjithashtu u bënë të papërdorshme, 2400 ushtarakë u vranë dhe 300 të tjerë u plagosën. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjeherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës. Megjithatë, katër aeroplanmbajtëset që ishin planifikuar për t’u shkatërruar, për fatin e mirë të Aleatëve, nuk ndodheshin në port gjatë sulmit. Të gjitha ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara në Pearl Harbor do të riparoheshin shumë shpejt.

Lexo edhe :  “Luizit nuk do i flas kurrë”, Efi flet edhe për Oltën: Hoqa dorë nga një program prej saj

ShBA: Luftë ndaj Japonisë
Opinioni publik në amerikë kërkoi ndëshkim ndaj Japonisë. Më 8 dhjetor të po atij viti, ShBA deklaroi luftë ndaj Japonisë. Në të njëjtën kohë, Kina gjithashtu do të shpallte zyrtarisht luftë ndaj Japonisë. Kjo e fundit do të pushtonte Malajzinë. Ndërkohë edhe Britania do të përjetonte një tragjedi. Përmbytja e luftanijes “HMS Prince of Wales” dhe “HMS Repulse” në 10 dhjetor, do të shkaktonte shumë humbje për britanikët. Këto anije ishin përmbytur nga 85 bombardues japonezë si edhe nga torpedo të lëshuara nga baza Saigon. Në këtë sulm të madh ku 840 ushtarë britanikë do të humbnin jetën, Winston Çërçill do të shprehej se ky ishte lajmi më tronditës që ai kishte marrë që nga fillimi i luftës. Gjermania ndërkohë, i shpall luftë ShBA-së edhe pse në të vërtetë nuk ishte i detyruar që ta bënte një gjë të tillë. Hitleri shpresonte që Japonia do të sulmonte Bashkimin Sovjetik, ndërkohë që Japonia dhe Bashkimi Sovjetik kishin lidhur një marrëveshje mossulmimi ndaj njëra-tjetrës. Deklarata e Gjermanisë, e bindi edhe një herë ShBA-në, që nuk kishte asnjë arsye që mos përfshihej në luftimet në Evropë.

Pas sulmit
Vetëm 24 orë pas sulmit në Pearl Harbor, Japonia pushton Hong Kongun. Filipinet dhe kolonitë e Britanisë së Madhe në Malajzi, Borneo dhe Burma do të pësonin të njëjtin fat. Megjithatë Japonia në të vërtetë po synonte marrjen e tokave të pasura me naftë të kompanisë Holandeze “Dutch East Indies”. Japonia do të ndeshej në rezistencën e Filipineve, Australisë, Zelandës së Re, Britanikëve, Kanadezëve, Indianëve si edhe të Amerikanëve. Pavarësisht nga kjo rezistencë, të gjithë këto territore do të binin në duart e Japonezëve brenda disa muajsh. Ishulli i Britanikëve në Singapor, që mbahej si një fortesë e vërtetë, ra në duart e japonezëve. Rënia e kësaj fortese, u cilësua edhe një herë nga Çërçilli si një nga humbjet më të turpshme të historisë së Britanisë.

Japonia sulm mbi Kinën
Japonezët do të fillonin një ofensivë madhore kundra Kinës, pak mbrapa sulmit të saj në Pearl Harbor. Ofensiva synonte të merrte qytetin e Çangsha, që ishte një pikë kyçe për Japonezët. Forcat Japoneze ishte përpjekur edhe më parë për të marrë Çangashan, por në të dy sulmet kishin dështuar. Në një sulm të tillë, japonezët menduan se 120 000 ushtarë do të ishin të mjaftueshëm, por Forcat Kineze do të mobilizonin 300 000 trupa. Të gjendur në një ekuilibër të tillë, shumë shpejt trupat japoneze do të rrethoheshin dhe si rrjedhojë do të detyroheshin të tërhiqeshin.

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

Pas kostumit zyrtar, Blinken luan me kitarë gjatë udhëtimit surprizë për në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka luajtur një interpretim të këngës “Rockin’ in the Free World” të Neil...

Pse janë tërbuar grekët dhe serbët nga forcimi i shqiptarëve?

Nga Spartak Ngjela Ka ikur koha e gënjeshtrës historike në krijimin e Serbisë dhe Greqisë me pushtimin e tokave dhe territoreve të gjera shqiptare. Aleksandër Vuçiç lodhet...

Ja identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, shkrimtar i njohur në Sllovaki

Zbardhet identiteti i personit që qëlloi kryeministrin sllovak, Robert Fico, dhe bëhet fjalë për Juraj Cintula, një shkrimtar i njohur në Sllovaki. Motivi i sulmit...

Sulmi me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak/Rama: I tronditur, uroj shërim të shpejtë

Reagim i kryeministrit Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh...

Hetimi për ndërhyrjen në sistemin TIMS, zbardhet shkresa e Ballës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i është drejtuar me një kërkesë komisionit hetimor parlamentar për ndërhyrjen në sistemin TIMS duke theksuar se informacionet që...

Lajme të tjera

Web TV