Tensionet arrijnë kulmin, sulmohen dy gazetarë në veri të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy gazetarë të Kosovës janë sulmuar në Veri, nga persona të maskuar.

Sipas raportimit të kolegëve të Kallxo.com, (Video) dy gazetarë të këtij mediumi janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollë teknike në Mitrovicën e Veriut.

Makina me të cilën po udhëtonin, producenti Valdet Salihu dhe gazetarja Shkodrane Dakaj janë sulmuar nga persona të maskuar në afërsi të Shkollës teknike në Mitrovicën e Veriut.

Në raportim thuhet se vetura e këtij mediumi ku ishin brenda dy gazetarët, është sulmuar nga grupi i personave të maskuar.

Gjithashtu në drejtim të veturës janë hedhur mjete të forta dhe është goditur nga këta persona. Megjithatë gazetarët kanë arritur që të shpëtojnë pa lëndime fizike nga ky sulm.

Nga mbrëmë Mitrovica e Veriut është në tensione pas vendosjes së pjesëtarëve të policisë në këtë zonë.

Mbrëmë rreth orës 23:00 në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri.

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV