Reshje shiu dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa më e madhe e ditës së hënë në vendin tonë do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta gjatë paradites dhe reshjet e pakta do të jenë prezente në zonat Veriore. Sipas Meteoalb, në vijim pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta përgjatë gjithë 24 orëshit. Parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu, por gjithashtu do të ketë dhe reshje të dëbore në Kosovë përgjatë ditës së hënë.

Maqedonia e Veriut
Territori i Maqedonisë së Veriut do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë shiu dhe dëbore.

Rajoni dhe Europa
Skandinavia dhe pjesërisht Europa Qendrore do të jenë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, duke sjellë reshje dëbore në zonat Lindore. Ndërsa Europa Jugore do të jetë me reshje shiu, por në Rajonin e Ballkanit do të ketë dhe reshje dëbore.

Të fundit

PL feston ditëlindjen e Erisa Xhixhos, Meta trembet nga fishekzjarret (VIDEO)

Një video e publikuar së fundmi nga Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka shkaktuar të qeshura në...

1001 arsye, që opozita nuk i fiton kurrë më zgjedhjet

Nga Artur Ajazi Ajo ç’ka po ndodh me opozitën aktuale, apo me reagimet e eksponentëve të saj lidhur me ngjarjet kriminale, të bën të besosh...

“Po kokat pse nuk goditen?”/ Balla reagon pas megaoperacionit të SPAK

Ministri i Brendshëm, Tulant Balla, ka komentuar ditën e sotme operacionin e organizuar nga SPAK për kapjen e “kokave” të krimit në bashkëpunim me...

“Kur ishte shtatzënë i futi kokën në zbardhues”/ Detajet e reja nga vrasja e Enkelejdës

Shokues ka qenë rasti i 40-vjeccares shqiptare e cila u vra nga bashkëshorti i saj në Greqi ditën e djeshme. Vëllai i viktimës ka...

Keni bërë plane për plazh? Hidhini një sy parashikimit të motit për fundjavën

Keni bërë plane me shoqërinë apo familjen për të kaluar fundjavën në plazh? Epo kushtet atmosferike do t’iu zhgënjejnë. Ditën e shtunë vendi ynë...

Lajme të tjera

Web TV