Primaret/ Berisha apel socialistëve: Mos u mashtroni nga Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur dje Kryesinë e PD ku u diskutua për procesin e Primareve. Berisha tha se socialistët duhet të marrin shembull nga demokratët për këtë proces në shërbim të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëhersh kreu de facto i PD-së Sali Berisha ka thirrur dje një mbledhje të kryesisë së PD-së, si analizë për primarët brenda PD-së për kandidatët që do të sfidojnë ata socialistë në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Berishës, “ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit”. Berisha deklaroi se “kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera. Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan”. Berisha vijoi duke premtuar se në zgjedhje tepër këshilltarët fokusi do të jetë respektimi i kuotës gjinore, që sipas tij nuk u arrit dot në primarët. Lideri opozitar vërejti zgjedhjet përbëjnë një arritje të madhe për PD, për vendin në të cilin jashtë kësaj partie, ose në të cilin PD-ja ngjason me një ishull ku drita e votës, përcakton dhe ndriçon, dhe jashtë saj është terri i shpellës më i zi se kudo në partinë e drogës, krimit dhe mafias me në krye Edi Ramën. Pikërisht kryeministri vijon të profilizohet nga paraardhësi në qeveri si “njeriu që ka kthyer platformën e Enver Hoxhës brenda partisë”. Këtu Berisha i drejtohet elektoratit socialist dhe jep një lajm. “U them socialistëve mos u mashtroni dhe u rikujtoj këtu se disa vite më parë vendosi nenin sipas të cilit, për kryetarin nuk votohet, kur ai zgjidhet. Por ai po vjedh votën. Tani ai ju hoqi të drejtën edhe për të gjithë forumet e tjera. Një ligj do të përgatitet sa më shpejt, i cili do të detyrojë çdo parti politike, të respektojë normat bazë të demokracisë në jetën e saj. Ky ligj u miratua nga Bundestagu gjerman, pas daljes nga diktatura naziste”. Lideri demokrat deklaroi se uron se “anëtarët dhe simpatizantët e PS-së të detyrojnë deputetë e tyre të votojnë këtë ligj, përndryshe i garantoj se ligji i parë që do të votohet pas fitores së PD-së, do të jetë ky ligj dhe se çdo forcë politike që nuk e zbaton atë do të dalë jashtë ligjit, cilado qoftë ajo”.

6 dhjetori

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur mes të tjerash mbi sulmin ndaj tij në protestën e 6 dhjetorit. Berisha u shpreh se sulmi ishte i organizuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se është një akt i mirëllogaritur për të goditur Partinë Demokratike. “Në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund ti jepte një goditje fatale opozitës shqiptare. Ata që mendojnë se më i painteresuari për një kat të tillë ishte Rama. Janë fatkeqë të mashtruar nga ai. Rama me shëmbëlltyrën e tij psikologjike, ju them s’ka njeri që mund të ishte më i interesuar se ai për atë akt. E organizoi vetë ai. Nuk ishte atentat ndaj Berishës, përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, hakmarrje e llojit të të atit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e Samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë nga vendimet më të drejta për të thirrur protestën”, tha Berisha. Sipas tij, Rama ishte njeriu më i interesuar dhe kishte qëllimet më të qartë me atë akt. “U dështoi skenari që ta quanin akt islamist se ia hodhm poshtë, se tha një herë më tha një vëlla mysliman, por u detyruan të tërhiqen nga një trillim i tillë banal. Reuters ishte i pari që publikoi se Berisha u godit nga një protestues. Kjo ishte pjesë e planit. Gerti Shehu, pjesë e policisë. Unë e kam falur Gerti Shehun por nuk e fal kurrë PD. Rama do të zhdukë PD”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Berisha kujton Lulzim Bashën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së në selinë blu ka deklaruar se ish-kreu i kësaj force politike, Lulzim Basha do hyjë në histori pasi sipas tij Rama nuk do arrinte kurrë në përmasat e një përbindëshi të politikës pa të. Sipas tij Basha edhe sot mbetet peng i Ramës pasi prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse që ta komandojë dhe ta urhdërojë, ndërsa vuri theksin te situata e krijuar pas largimit të tij brenda partisë. “Lulzim Basha do hyjë në histori se Rama nuk do arrinte kurrë në këto përmasa të një përbindëshi të politikës shqiptare. Edhe sot është peng i tij, prokuroria ka hapur dosjen e parave ruse, se do ta ketë e ta komandojë e ta urdhërojë. Le të bëjë çfarë të dojë me të, por ne gjetëm këtë situatë të trashëguar. Kjo situatë pret zgjidhje nga guximi ynë dhe vendosmëria jonë e përballja me këtë regjim. Askush nuk duhet të ketë frikë nga revolucioni”, tha ai.

Të fundit

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak/Karamuço:Ky rast duhet të shërbejë si një mësim i madh

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në rastin e sulmit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, pati një thyerje të të...

Lajme të tjera

Web TV