Haradinaj: T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare e jo në barrikada

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje serbëve lokalë në veri të Kosovës dhe udhëheqësve të tyre politikë që të heqin barrikadat, duke thënë se ata nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak nuk kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.

Ai shtoi se Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara. Mes të tjerash, kreu i AAK-së iu bëri thirrje përfaqësuesve në Serbi e Kosovë që të ushtrojnë të ndikim e tyre në heqjen e barrikadave.

T’i kalojmë festat e fundvitit në qetësinë familjare e jo në barrikada

Serbët lokalë dhe udhëheqësit e tyre politikë, duhet ta kuptojnë se barrikadat më së shumti po u shkaktojnë dëm atyre. Nuk ka një tjetër rast në kontinentin evropian, (përjashto agresionin rus në Ukrainë), ku pengohet lëvizja e njerëzve, pos në veri të Kosovës.

Kosova ka pranuar që serbët t’i trajtojë si qytetarë të barabartë, dhe në plot raste me të drejta edhe më të avancuara.

Institucionet qendrore kanë hapur të gjitha dyert për integrimin e qytetarëve serbë, duke garantuar sigurinë për ta, duke marrë përsipër obligime të mëdha financiare, duke garantuar përfaqësimin e tyre politik madje edhe duke u dhënë të drejtën e vetos për plot çështje që kanë të bëjnë me interesat e tyre, kjo qoftë edhe duke e diskriminuar popullatën shumicë.

Nuk besoj se ka një rast tjetër ku qytetarët e një shteti për më shumë se 20 vjet nuk e paguajnë rrymën e shpenzuar, por këtë e bën shteti në emër të tyre, siç është rasti i Kosovës.

Lexo edhe :  Maqedoni e Veriut, VMRO paralajmëron qeveri të re me opozitën shqiptare

Prandaj, serbët në veri nuk kanë arsye të ndjehen as të rrezikuar as të nëpërkëmbur, e aq më pak kanë nevojë ta bllokojnë veten e veriun.
I ftoj përfaqësuesit politikë serbë, intelektualët e gjithë njerëzit e arsyeshëm, kudo ku janë, në Kosovë apo në Serbi, që të ushtrojnë gjithë ndikimin e tyre për heqjen e barrikadave.
Po ashtu, u bëj thirrje të gjitha vendeve mike të Kosovës apo të Serbisë, NATO-s e KFORIT, që të ndihmojnë në heqjen sa më parë të barrikadave, kësaj njolle të fundit në Evropë.

T’i kalojmë festat e fundvitit si evropianë e të civilizuar, në qetësinë familjare e jo në barrikada e me urrejtje për njëri-tjetrin.

 

Të fundit

‘Express’: Dhërmiu, destinacioni i bukur i Evropës për vitin 2024

Dhërmiu një fshat i mrekullueshëm bregdetar, është një nga destinacionet më të lira të Evropës për vitin 2024 shkruan...

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin....

Romeo zgjidhet finalisti i parë i “BBVA 3”

Romeo Veshaj është finalisti i parë i “BBVA 3”, pas avantazhit që Egla mori si lidere e shtëpisë. Në prime-n e së martës, Eglës...

Sot Pashkët ortodokse, ja urimi i kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një urim për besimtarët ortodoksë, të cilët festojnë Pashkët. Përmes një mesazhi, kreu i qeverisë...

Sot Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët në luftë për atdheun

Sot është 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë...

Lajme të tjera

Web TV