“Janë vendosur në tokën time”/ 57-vjeçari në Dibër sharron 6 shtylla të OSHEE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje është shënuar këtë të Premte në Dibër ku një 57-vjeçarë me anë të një motosharre ka prerë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE-ja.

Autori i dyshuar është shtetasi Dyleman Kaci,  57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K.,  57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë,  i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Të fundit

‘Larg duart nga monedha jonë!’/ Protesta në Bullgari, qytetarët kundër kalimit në euro

Mijëra qytetarë protestuan në rrugët e Sofjes kundër planit të qeverisë për kalimin e Bullgarisë në eurozonë. Protestuesit, të...

“Duhet të dorëhiqet”, Bejko: PD është kthyer në tempullin e Berishës

Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike. Ai theksoi se Sali Berisha e...

Mbi 1.4 milionë besimtarë myslimanë nisin pelegrinazhin e Haxhit në Mekë

Besimtarët myslimanë nga e gjithë bota kanë filluar pelegrinazhin e Haxhit, një nga pesë shtyllat themelore të fesë islame. Më shumë se 1.4 milionë...

Parashikimi i motit, 5 Qershor 2025

Shqipëria pritet të përjetojë një ditë të ngrohtë dhe kryesisht të kthjellët, me temperatura që variojnë nga 25°C deri në 29°C në pjesën më...

Horoskopi ditor, 5 Qershor 2025

Dashi Do keni shume ulje dhe ngritje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Here do mërziteni dhe here do buzëqeshni. Beqaret fale shume...

Lajme të tjera

Web TV