Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet në kushtetuese/ Përplasje e fortë Rama- Bardhi, akuza dhe fyerje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti demokrat Gazmend Bardhi janë përplasur dje në akuza të rënda dhe fyerje të ndërsjelltë pas debateve për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatit të Popullit. Bardhi hodhi akuza se oligarkët po shantazhojnë dhe joshin deputet edhe opozitarë që të zgjidhet Ardian Dvorani si gjyqtar në kushtetuese.

Në Parlament dy çështjet kryesore të rendit të ditës ishin zgjedhja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Avokatit të Popullit, por situate është tensionuar me akuza për lidhje mafioze dhe fyerje të ndërsjellta. Ishte deputeti i PD-së Gazmend Bardhi që i kujtoi Ramës se ka ndërhyrë tek deputetët edhe opozitarë nëpërmjet oligarkëve që të votohet si anëtar i Gjykatës Kushtetuese Ardian Dvorani. Kjo është kundërshtuar nga Rama dhe si “kundërpërgjigje” ka ardhur se edhe mazhoranca do të rrëzojë kandidaturën e sjellë nga PD, avokatin Ledio Braho për tu zgjedhur si Avokat i Popullit. Debatet më pas kanë degraduar në gjuhë fyese, ku drejtuesja e senacës nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj urdhëroi përjashtimin e deputetit Gazmend Bardhi nga seanca. Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzoi grupin parlamentar të PS se ka kërkuar një votim të fshehtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur një proces mafioz e korruptiv. Kryeministri Edi Rama, në përgjigje ndaj akuzave, u shpreh se kjo nuk është mënyra se si grupi parlamentar i PS funksionon, ndërsa shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga deputeti demokrat. “Për të ardhur keq që kjo gjuha me mafie kriminelë e intimidime është bërë buka e përditshme e çdo fjalimi e ndërhyrje për procedurë e të gjithëve bashkë me ose pa vulë. E vërteta është ndryshe. Grupi i PS nuk funksionon në mënyrë klandestine. Kur ka vendime politike e vendimmarrje të unifikuara politikisht ne marrim vendime. Ne nuk e kemi një vendim të tillë, kur të vijë momenti do jua shpjegoj pse. Ne kemi marrë përsipër propozimin për Avokatin e Popullit në të shkuarën dhe nuk kemi sjellë këtu të votonte avokat të partisë tonë që kalon jetën duke bërë gjyqe kundër kundërshtarit. Kemi gjetur figura që mund të kishin edhe pëlqimin me votë nga ju”-tha Rama duke iu përgjigjur për kandidaturën e Ledio Brahos. Bardhi ka kundërshtuar duke u shprehur se zgjedhja e Avokatit të Popullit është një e drejtë e opozitës, kjo edhe sipas precedentëve të pëmarshëm. “Në 2017 e ruajtët ju traditën dhe Avokati i Popullit u votua me 84 vota. Ndoshta ju nuk jeni informuar por të dy kryetarët e grupeve kanë pasur një proces konsultimi dhe grupi juaj parlamentar ka përjashtuar 6 nga 11 kandidatët që kishim propozuar, nga pjesa e mbetur është e drejtë e PD të sillnim emër dhe avokatët nuk ndahen në të PD dhe PS. Teatër bëri kryeministri, po e them se bindja ime është se ti je 100% në dijeni, por drejtuesit më të lartë të grupit parlamentar kanë angazhuar mafiozë dhe oligarkë”-tha Bardhi.

Lexo edhe :  Gjysmë milionë euro pagesë lobimi, Berisha tregon "burimin"

Perplasja për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Deputei democrat Gazmend Bardhi u shpreh se ka ndryshim të rregullores së parlamentit ku është kërkuar votim I fshehtë për kandidaturat që ka dërguar Kolegji Gjyqësor për të zgjedhur një prej tyre anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas Bardhit e gjitha kjo është bërë që të përzgjidhet Ardian Dvorani, duke kujtuar se për këtë emër kanë “lobuar” edhe oligarkët. “Sapo jemi informuar nga sekretariati i votimeve mbi procesin e votimit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gr juaj parlamentar, sipas një skenari të njohur nga gr parlamentar i PD, ka propozuar që të bëhet një votim i fshehtë me 4 fletë votimi. Ne e dimë arsyen pse po propozoni një proces të tillë kaotik votimi, për dy nga institucionet më të rëndësishme, siç është Gjykata Kushtetuese dhe Avokati i popullit. Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJykatës Kushtetuese në një prioces mafioz dhe korruptiv në Parlament, është akti më i rëndë. Çdo tentativë e juaja për të imponuar me forma duke lënë gjurmë se çfarë jeni duke bërë dhe në mënyrë antikushtetuese, do dështojë. Thirrja ime është tërhiquni sa nuk është vonë”tha Bardhi.

Reagimi i Bushkës

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, njëherësh edhe deputete e PS-së Klitilda Bushka u shpreh se nuk ka asnjë ndryshim rregullorje apo shkelje të rregullores në rastin e votimit të anëtarëve të Gjyklatës Kushtetuese. “Unë i quaj të pavenda këto diskutime. Nuk po bëjmë asgjë përveçse po zbatojmë rregulloren e Kuvendit. Askush nuk po bën asgjë në fshehtësi. Në radhë të parë, procedura e votimit për anëtarët e GJK, është e parashikuar në ligj, bëhet me votim të fshehtë. Në bazë të rregullores, kanë kërkuar të bëhet një votim i fshehtë me kuti. Është paraqitur kjo kërkesë, është bërë e sekretariatit të votimeve, dhe do merret vendim sipas rregullores. Mos e bëni pis procesin”-tha ajo. Ndërsa deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se tentativa për të përzgjedhur Ardian Dvoranin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se emri i tij nuk është i pari në listën e pikëve të sjella nga Kolegji Gjyqësor, është formë për të kërkuar vota me presion. “Është vazhdim skenari për ë peshkuar vota andej këndej që të zgjidhni atë që doni. Ti e di mirë se nëse nuk ke 3/5 veta në fund shkon atë çfarë këshilli ka përcaktuar dhe duart janë jashtë. Pra e bëtë këtë në mënyrë të fshehtë, kjo vetëm për peshkuar dhe metodat janë korruptive dhe mafioze. Doni të çoni Ardian Dvoranin, por nuk mund ta bëni duke kërkuar vota me presione”-tha Alibeaj.

Të fundit

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”/ Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi se nxënësit duhet të inkurajohen...

Sot, 10 vite nga vizita e Papa Franceskut në Shqipëri (FOTO)

Sot shënohen 10 vjet nga vizita historike Papa Francekut në Shqipëri, më 21 shtator të vitit 2014, në vizitën e tij të parë evropiane...

Nga kryekuzhinieri tek administratori i vilës 30!/ Shtesat e reja në paga

Nga 1 shtatori hyn në fuqi dhe struktura e re e pagës dhe e niveleve të pagave të nëpunësve dhe punonjësve të Drejtorisë së...

Greqi/ Shkolla përjashton 10 vjeçaren shqiptare!

Një 10-vjeçare shqiptare në Greqi është përjashtuar nga shkolla ku sapo ishte regjistruar këtë vi të ri shkollor, pasi klasa e saj kishte kaluar numrin e...

21 shtator 1939/ Kryeministri rumun Armand Calinescu vritet nga Garda e Hekurt

Armand Calinescu, ishte një naga liderët më premtues dhe liberal të Rumanisë së viteve ‘30. Vrasja e tij do të ndodhte si pasojë e...

Lajme të tjera

Web TV