Rama: Mësuesit dhe edukatoret përfitojnë nga “Pako e Madhe”, ja sa do të marrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije pak më parë se edhe mësuesit janë përfshirë në “pakon e madhe”, nga e cila do të përfitojnë mbështetje për rritjen e çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, Rama sqaron se mësuesit me pagë bruto nën 60 mijë lekë, do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë të reja dhe mësuesit e edukatorët me pagë bruto mbi 60 mijë lekë, do të marrin 10,000 lekë të reja.

“6045 mësues dhe edukatorë me pagë bruto nën 60 mijë lekë do të përfitojnë një vlerë monetare prej 20,000 lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, ndërkohë që 30,693 mësues dhe edukatorë të tjerë, me pagë bruto mbi 60 mijë lekë falë rritjes së vazhdueshme të pagave, do të marrin 10,000 lekë (të reja) dhe të gjithë së bashku nuk do ta kenë në familjet e tyre shqetësimin e inflacionit të luftës mbi konsumin bazë, në këtë periudhë jo të lehtë për të gjithë”, sqaron Rama.

Të fundit

Kërkesa për dorëheqjen e Berishës/ Boçi: Pasion momental i kritikëve, se heqim dot

Humbja e zgjedhjeve i dha shkak kritikëve të Sali Berishës që të kërkojnë riformatim të thellë të Partisë Demokratike,...

Kremlini publikon videon: Avionët luftarakë amerikanë shoqëruan Putin pas samitit

Kremlini publikoi një video të avionëve luftarakë F-22 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që shoqëronin aeroplanin presidencial të Presidentit rus Vladimir Putin...

“Jeta është e shkurtër”- Beteja me kancerin, rrëfehet Jessie J

Këngëtarja e njohur britanike Jessie J ka ndarë me ndjekjsit e saj një periudhë jashtëzakonisht sfiduese të jetës, pasi është diagnostikuar me kancer në...

Kush është fajtori?

Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij, po...

Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Një grup ndërpartiak deputetësh britanikë I kanë shkruar qeverisë së kryeministrit Kier starmer, duke iu kërkuar që të sjellin pa vonesë në Britani fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV