Nis shpërndarja e ‘Pakos së Madhe’/ Pensionistët: Jemi të kënaqur, morëm 2 herë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nis shpërndarja e ‘Pakos së Madhe’ anti-inflacion në të gjithë vendin. Pensionistët në Shkodër iu drejtuan mëngjesin e kësaj të mërkuren sporteleve të postës për të tërhequr pensionin të shoqëruar me 8000 lekë, ndihmë e akorduar nga qeveria për të përballuar dimrin e vështirë dhe çmimet e rritura.

Por pensionistët janë të dyzuar. Disa e cilësojnë dhuratë shumë të mirë për këtë fillim viti, por ka edhe nga të pakënaqurit.

“Si mos me qenë të kënaqur, morëm 2 herë!” – thotë një i moshuar.

“Na kanë nxjerrë në dritë me 8000 mijë lekë. Kemi punuar të gjithë jetën e s’kemi bukë për të ngrënë e presim 8000 mijë lekëshin. Me pas turp. Mos flisni se shumë mirë jua bën. Çfarë të bëjmë me 8000 mijë lekë, ilaçe? Edhe prap marrim gjysmën. Kur nuk i dalin atyre milionat, si do na dali neve 10000 lekë pension?” – tha një pensioniste për Report.

“Për mendimin tim shumë pak se jetoj 30 vite në Itali dhe shumë fukarallek, shumë poshtërsira. Nuk më pëlqen aspak. Ku është ai që na ka bërë të ikim që 30 vite se kam tokat e pronat që nuk i kam gëzuar ende? Është shumë rrëmujë, nuk ka rregull. Nuk ka numra. S’e kemi marrë ende. Herë ka lekë, herë nuk ka lekë”, tha një tjetër e moshuar.

Janë 45 mijë pensionistë në të gjithë qarkun e Shkodrës që përfitojnë nga kjo pako ndihme, ndërkohë që administrata publike do t’i tërheqë pranë institucioneve ku ato punojnë.

Kryeministri Rama e konsideruar këtë pako ndihmë si shumë të rëndësishme për të zbutur pasojat e inflacionit edhe pse sipas tij kjo pako nuk mund t’i japë fund gjithë halleve dhe as t’i japë fund luftës dhe importit të saj të pashmangshëm mbi ekonominë tonë, “por së bashku me subvencionin masiv të çmimit të pa lëvizur të energjisë, zmbraps një dimër që përndryshe do të ishte jo i lehtë”.

Lexo edhe :  Rama për mediat greke: Takimi s’ka lidhje me Belerin, histori e politikës tuaj, jo e jona

Si pasojë e luftës në Ukrainë, pati një ndikim të madh te shumë shtete, mes tyre edhe Shqipëria, ku pati një rritje çmimesh, megjithatë inflacioni në vendin tonë ka mbetur në nivele më të ulëta krahasuar me shtetet e tjera të rajonit.

 

Të fundit

Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor

“Rruga e Ballkanit Perëndimor” njohu rënien më të madhe të kalimeve të migrantëve të parregullt drejt Bashkimit Europian, me...

Ledioni e përmendi para mbylljes së spektaklit/ Roza: Këto ditë avash avash po shoh…

Përpara mbylljes së spektaklit të Big Brother të martën që lamë pas moderatori Ledion Liço ka përmendur ish-banoren Roza Lati teksa po u komunikonte...

Një burrë që meriton respekt, kinezët të “dashuruar” me Putinin

Një lider karizmatik, për të cilin kinezët kanë një opinion mjaft pozitiv për Vladimir Putinin, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë. Edhe...

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa” Prof. Sergio Caputi

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Honoris Causa”   Prof. Sergio Caputi, ish Rektor i Universitetit  “ Gabriele d’Annunzio” Chieti Pescara, Itali. Universiteti i...

Olsi Rama dorëzon kallëzim penal në SPAK për deputetin Gazment Bardhi

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit ka depozituar një padi në SPAK ndaj deputetit të opozitës Gazment Bardhi, lidhur me kallëzimin e këtij të fundit...

Lajme të tjera

Web TV