Prezantohet Sylvinho në krye të Kombëtares: “Objektivi jonë është Europiani i vitit 2024”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Sylvinho, ka marrë zyrtarisht, këtë të hënë, detyrën si trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Fillimisht, ai falënderoi Rejën për punën e bërë te kuqezinjtë, ndërsa më pas u shpreh se është i përkushtuar që të bëjë një punë sa më të mirë me Shqipërinë që ta çojë kombëtaren sa më lart.

“Doja t’ju falënderoja që jeni këtu. Jam shumë i kënaqur edhe me stafin tim. Rejës i them se puna e një trajneri është e vështirë. Ka shumë punë, duhet të bëjmë punë dhe disa herë fiton, e disa herë jo.

E falënderoj për punën që ka bërë. Kemi shumë dëshirë të bëjmë mirë që ta çojmë këtë Kombëtare sa më lart. FSHF më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. Besoj se do të bëjmë një punë të mirë”, tha Sylvinho.

Ndërkohë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se objektivi i kombëtares do të jetë pjesëmarrja në Euro 2024.

“Kemi një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar, deri në fund të vitit 2024, objektivi ynë është për të marrë pjesë në Europianin e vitit 2024. Mundësitë janë dhe ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivat”, tha Duka.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV