Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, Zelensky: Tragjedi e tmerrshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Volodymr Zelenskiy e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit mëngjesin e sotëm në Brovary, i cili ka marrë jetën e ministrit të Brendshëm dhe disa zyrtarëve nga ekipi i tij “një tragjedi të tmerrshme dhe mëngjes të zi.”

Sot, ndodhi një tragjedi e tmerrshme në Brovary, rajoni i Kievit. Një helikopter i shërbimit të urgjencës shtetërore është rrëzuar dhe një zjarr ka shpërthyer në vendin e rrëzimit.

“Numri i saktë i viktimave të tragjedisë ende nuk dihet. Midis tyre janë ministri i punëve të brendshme të Ukrainës Denys Monastyrskyi, zëvendësi i tij i parë Yevhen Yenin, sekretari i ministrisë së punëve të brendshme Yuri Lubkovych, ndihmësit e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit.

“25 persona u plagosën, mes tyre dhjetë fëmijë. Në këtë moment, tre fëmijë kanë vdekur. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ka rënë pranë një kopshti fëmijësh.

“Kam udhëzuar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me policinë kombëtare të Ukrainës dhe organet e tjera të autorizuara, për të zbuluar të gjitha rrethanat e asaj që ka ndodhur.

Të gjitha shërbimet po punojnë në vendin e tragjedisë”, shkruan Zelensky në një mesazh në Twitter.

“Ngushëllimet e mia për të gjitha familjet dhe miqtë e viktimave. Denys, Yevhen, Yuri, ekipi i ministrisë së punëve të brendshme,  patriotë të vërtetë të Ukrainës. U prefshin ne paqe. U prefshin në paqe të gjithë ata që u morën jetën këtë mëngjes të zi,”  përfundon mesazhi i Zelenskiyt.

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV