“Karma is a bitch”/ Rama ia “plas” në sy Presidentes së PE, pas skandalit të korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola të enjten se “Karma is a bitch”  duke iu referuar skandalit më të madh të korrupsionit që përfshiu institucionin në javët e fundit, raporton politico.eu.

Duke hedhur fjalën tek hipokrizia për korrupsionin nga vende që janë akoma në këtë klub dhe në parlamentin evropian, Rama sugjeroi që BE tani kërkon standarte më të larta për ata që duan të jenë pjesë e saj ( si shqipëria) sesa ato që kanë vendet anëtare.

“Më shumë se gjysma e vendeve të BE nuk do të jenë të afta të bashkohen me këtë organizatë” tha Rama duke folur për panelin Politico gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës. “Nuk po flas për ish vendet komuniste. Po flas gjithashtu për themeluesit, më besoni”.

Parlamenti ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Marokun kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij. Hetimi ka futur në kurth një ish nënkryetar të parlamentit, një ish deputet, një asistent parlametar dhe një shef të OJQ dhe ka hedhur dritë mbi procedurat e institucionit për tu marrë me konfliktin e interesit.

Kryeministri shqiptar pretendoi se procesi i anëtarësimit për vende kandidate është i ndryshëm kur vende si Malta, që është vendi i origjinës së metsolës, u përfshinë në Bllok, duke thënë se është bërë një gjë e padrejtë. Shqipëria renditet e 110 në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, poshtë Afrikës së Jugut, Bjellorusisë e Kazakistanit.

Metsola tha se Parlamenti ka qenë shumë pozitiv kur vjen puna për zgjerimin e BE sepse ‘shumë prej nesh e mbajnë mend kur ne u anëtarësuam”.

Lexo edhe :  PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Por kur Rama tha se vendi i tij ishte duke mësuar nga BE sesi të ndërtojë institucioent demokratike, ai ende ka një ndjenjë që BE ndjeu tronditje kur shpërtheu skandali.

“Roberta më fal. Më duhet ta them, kur kjo çështje korrupsioni doli në dritë unë thashë: Karma is a bitch” tha si.

Herët këtë muaj, Metsola lajmëroi 14 reforma për sistemin që të jetë në transparencë të plotë me rregullat për parlamentarët, në dritën e zhvillimeve të skandalit të korrupsionit.

Të fundit

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Kuvendi i Kosovës tenton konstituimin për herë të 21

Deputetët e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë do të tentojnë sot për herë të 21 të konstituojnë Kuvendin. Deri më tani, deputetët...

U bë nënë për herë të dytë, Einxhel Shkira ndan copëza nga ditët e para të familjes 

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka publikuar në Instagram foto nga ditët e para të familjes me pjesëtarin me të ri, Kres. Einxhel Shkira zbuloi...

Lajme të tjera

Web TV