KiE bën thirrje për krijimin e gjykate ndërkombëtare për Putinin dhe Lukashenkon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) bëri thirrje të enjten për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për të gjykuar lidershipin politik dhe ushtarak të Rusisë dhe Bjellorusisë për krime lufte në Ukrainë.

Kjo gjykatë ndërkombëtare, e cila do të jetë me seli në Hagë, duhet të gjykojë liderët e Rusisë dhe Bjellorusisë që “planifikuan, përgatitën, filluan dhe ekzekutuan” luftën, thuhet në tekstin e rezolutës.

“Po të mos kishin vendosur të nisnin këtë luftë agresive kundër Ukrainës, mizoritë, shkatërrimet, vdekja dhe dëmtimi  nuk do të kishin ndodhur,” thuhet në tekst.

Gjykata speciale ndërkombëtare duhet të “mbështetet nga sa më shumë shtete dhe sa më shumë organizata ndërkombëtare, veçanërisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”. Këshilli i Europës duhet të marrë një rol udhëheqës në këtë përpjekje.

Edhe Parlamenti Europian votoi për të njejtën gjë pak ditë më parë.

Këshilli i Europës – një organizatë ndërkombëtare që nuk ka marrëdhënie organike me BE-në  është përgjegjës për mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të njeriut në 46 shtetet e tij anëtare.

Të fundit

Protesta e opozitës/ Blindohet bashkia e Tiranës, furgonë policie zbarkojnë para godinës

Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, furgonë policie kanë zbarkuar te bashkia e Tiranës, në...

‘Kurthi’ i SHBA-BE kundër liderëve politikë shqiptar për t’i nxjerrë nga skena politike

Juristi i njohur, Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Spahiu tregon “kurthin” që SHBA-BE ka...

Disa norma sjelljeje që duhet t’u mësohen fëmijëve

Nëse kthejmë kokën rrotull për të parë përditshmërinë mes punës, kolegëve, të afërmve, le ta pranojmë që ka shumë doza vrazhdësie dhe mënyra sjelljeje...

Skemë tjetër pensionesh, do të paguhen më shumë ata që jetojnë në zonat rurale

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

Shkak procesi i vettingut, KPK merr vendimin për prokurorin e njohur

Procesi i vettingut vijon të pastrojë nga radhët e drejtësisë, prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë probleme me ligjin. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK)...

Lajme të tjera

Web TV