Pothuajse një vit nga nisja e luftës në Ukrainë/ ALARMI: Moska po përgatit masakër…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moska po përgatiti një ofensivë madhore në 24 shkurt, në përvjetorin e parë të agresionit të saj ndaj Ukrainës.

Saktësisht një vit pas nisjes së luftës, Rusia sipas Kievit zyrtar, po përgatitet të shpalosë të plotë zemëratën e saj e për këtë arsye, sipas zyrtarëve ukrainas, forcat e armatosura ruse janë duke testuar këto ditët e fundit kapacitetet mbrojtëse ukrainase pranë Zaporizhias.

Sekretari i Keshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Oleksii Danilov, u shpreh se objektivi i rusëve “është zgjerimi i kufijve të rajoneve lindore të marra prej tyre: Donetskut dhe Luhanskut.

Danilov parashikon muaj edhe më të vështirë për vendin, sepse Moska sipas tij, “do të intensifikojë ofensivën e saj, ndërsa Ukraina ende pret mbrërritjen e armatimeve moderne të premtuara së fundi nga aleatët”.

Si për dëshmuar se këto pretendime nuk janë edhe aq të pabaza, forcat ruse nisën sot një ofensivë të shumëfishtë në Donjeck dhe Luhansk. Bombardime të rënda ka pasur po kështu edhe në veri të vendit.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin vazhdon ta quajë atë një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Si rezultat i konfliktit kanë humbur jetën me mijëra vetë, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Të fundit

Çfarë janë kutitë e zeza dhe si ndihmojnë në hetimin e katastrofave ajrore?

Të dhënat e fluturimit dhe regjistruesit e zërit në kabinë në aeroplanin e Jeju Air që u rrëzua më...

Shitu

Nga Edison Ypi A do të pasurohesh ? A do t’i thush fukarallëkut një herë e mirë: Ma nxive jetën, ma more shpirtin, mjaft të...

Si ta përballojmë stresin nga moti i ftohtë me shi

Moti i ftohtë dhe me shi shpesh mund të ndikojë negativisht në humor dhe shëndetin tonë, duke shkaktuar lodhje, demotivim dhe madje edhe stres....

Paris Hilton dhuron 100,000 dollarë për viktimat e zjarrit në Los Angeles

Paris Hilton është një tjetër personazh i famshëm që donte të mbështeste të prekurit nga zjarret në Los Angeles. “Trashëgimtarja e artë” e cila...

Parku i Drilonit nën petkun e dëborës, Rama ndan pamjet: Si i dalë nga ndonjë përrallë

Reshjet e dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit i kanë shtuar magjinë qytetit të Pogradecit. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje...

Lajme të tjera

Web TV