Provimet nga 1-19 qershor/ Publikohen rregullat dhe risitë e reja të Maturës Shtetërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maturantët duhet të mendohen mirë nëse do kërkojnë rivlerësim të testimit të tyre, pasi nuk do t’u rishikohen vetëm përgjigjet e ankimuara, por i gjithë testimi, çka mund t’u sjellë edhe uljen e notës. Gjithçka duhet bërë para datës 3 Korrik…

“Risia më e rëndësishme është rivlerësimi i tersit. Pas përfundimit të maturës shtetërore, maturanti bën kërkesë për kopje të testimit, nëpërmjet e-albania. Pasi ka marrë kopjen dhe kërkon të rivlerësohet testi i tij, paraqet kërkesën me 3 korrik. Pastaj mblidhen të gjitha kërkesat. Përcaktohen dy mësues lëndor që vendosin nëse do të ja kalojnë kërkesën QSHA.

Brenda datës 3 korrik, kërkesat dërgohen në ZVA. Pastaj i gjithë procesi i kërkesave për rivlerësim dërgohen brenda datës 3 korrik në QSHA. QSHA kryen të gjithë procesin e rivlerësimit të testeve. Në rregullore parashikohet që rivlerësim do përfshijë të gjithë testin, jo vetëm pytjet e ankimuara. Mund të ndodhe që maturanti të mbesë me të njëjtat pikë, mund të rriten pikët, por edhe mund të ketë ulje pikësh. Pra kjo do të thotë që testi rivlerësohet në tërësi, jo vetëm për pytjet e konstatuara nga maturanti”, tha Agim Alia, drejtor i QSHA.

Drejtori i Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Agim Alia dha edhe disa detaje të tjera mbi organizimin e provimeve të maturës për vitin 2023, udhëzime dhe rregulla të publikuara tashmë edhe në fletore zyrtare.

“Për të gjitha provimet e maturës shtetërore, testi do të kryehet në kushtet e një izolimi të plotë dhe do të ketë një grup pune që do të ketë akses në testin final. Tashmë rregullorja e parashikon izolimin e plotë të mësuesve. Provimi i parë, gjuha e huaj do zhvillohet me 1 qershor, do pasohet nga gjuha shqipe dhe letërsisë me 7 qershor, me 13 matematika”, tha Agim Alia, drejtor i QSHA.

Lexo edhe :  “S’pi ujë” diploma, papunësia te të rinjtë me arsim të lartë shënon rritje në vitin 2025

Edhe këtë vit, maturantët do të kenë në dispozicion dy orë e 30 minuta kohë për plotësimin e pyetjeve, ndërsa mbeten në fuqi kontrollet e rrepta kundër kopjimit, kryesisht ndalimi i celularëve.

 

Të fundit

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit në...

Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra!

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Gazetari Enver Doçi informon se...

Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit! Jo më toka të xanuna

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja...

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti...

Lajme të tjera

Web TV