Një javë me diell por e ftohtë, meteorologia tregon ditën më problematike: Erë e fortë..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një javë me temperatura më të ftohta, por me diell kryesisht në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Kështu pritet të jetë java në vazhdim sipas meteorologes Lajda Porja nga “MeteoAlb”.

Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologia Porja është shprehur se  fundjava e javës do të jetë akoma më e ftohtë, por nuk do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Lajda Porja: Reshje dëbore në zonat malore dhe reshje të pakta shiu në pjesën tjetër të vendit, krejtësisht të përkohshme. Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie. Në fakt temperaturat më të ulëta regjistrohen në qytetin e Peshkopisë -5 gradë Celsius, -4 gradë Celsius Erseka. Ndërkohë Tirana sot është gdhirë me temperaturën 4 gradë Celsius dhe maksimalja ditën e sotme parashikohet të jetë jo më shumë se 12 apo 13 gradë Celsius në Sarandë.

E gjithë java pra nga dita e hënë dhe deri ditën e premte nuk është se do të kemi një luhatje të madhe nga dita në ditë. Dita e enjte ka një rritje në mëngjes për shkak të reshjeve të cilat do të jenë prezente. Megjithatë, fundjava do të jetë akoma më e ftohtë dhe nuk do të ketë reshje.

Problematike do të jetë, do të theksoja, dita e nesërme do të ketë parametrin e erës. Do të jetë një erë e ftohtë nga veriu ku në momente të veçanta do të ketë edhe një shpejtësi të madhe kryesisht në qarkun e Vlorës dhe në zonat bregdetare.

Ditët e tjera më pas do të jenë kryesisht me diell dhe me një erë jo shumë të ndjeshme.

Të fundit

Pasaportë amerikane përmes lindjes? Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron abuzuesit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë lidhur me keqpërdorimin e vizave turistike...

Gazment Bardhi thirrje votuesve të pavendosur: Refuzojeni arrogancën e Belinda Ballukut!

Nga takimi përmbyllës në Fier, Gazment Bardhi u ka bërë thirrje votuesve të pavendosur të mos votojnë për Belinda Ballukun, e cila është drejtuese...

Moment i veçantë për kapitenin e klubit të Superiores, i propozon partneres dhe…

Kleandro Lleshi i ka propozuar partneres së tij, ndëra në të njëjtën kohë ka njoftuar se do të bëhet baba. Përmes rrjeteve sociale ka...

“Sa herë e hanë nga bufi”, Rama ironizon kandidatët e opozitës: Nëse doni një çyryk…

Nga Saranda, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka kërkuar që në 11 maj vota të shkojë drejt PS. Rama bëri dhe një krahasim mes...

‘Ardit Bido e ka kokën plot, ne kemi mozaik!’ Rama krahason kandidatët nga Saranda

Kryesocialisti Edi Rama, teksa prezantoi edhe kandidatët e Sarandës për zgjedhjet e 11 majit, duke cilësuar si “mozaik”, u shpreh se në krahun tjetër...

Lajme të tjera

Web TV