Barcelona është e pandalshme në La Liga, katalanasit triumfojnë edhe ndaj Betisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona tenton arratisjen në krye të La Ligas. Skuadra “Blaugrana” regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat me rezultatin 1-2 në fushën e vështirë të Betisit dhe shkon +8 nga Reali i Madridit, që luan këtë të enjte kundër Valencias në sfidën përmbyllëse të javës së 19-të, që korrespondon me mbylljen e fazës së parë.

Në “Estadio Benito Villamarín” të Sevillas u zhvillua një sfidë e hapur dhe mjaft emocionuese me raste të shumta në të dyja portat, por në fund festuan katalanët.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me takimin që do të zhbllokohej në minutën e 65-të nga Raphinha, por meritë të veçantë në këtë gol ka Balde me asistin e tij.Barcelona u duke se e mbylli ndeshjen në minutën e 80-të me golin e Robert Lewadowskit, në zhvillimet e një këndoreje, por Betisi ngushtoi diferencën në të 85-tën pas autogolit të Kounde, duke e bërë edhe më emocionuese lojën në minutat e fundit, por “blaugranat” e mbrojtën me fanatizëm epërsinë duke siguruar një fitore mjaft të vyer.

Të fundit

Ngjitja e shkallëve do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, sipas një studimi

Përfitimet e ecjes për shëndetin tonë psikologjik dhe fizik janë të shumta dhe të gjithë e dimë se sa...

Zvicra fiton konkursin e këngës në Eurovizion pas finales së madhe të diskutueshme

Nemo ka fituar konkursin e 68-të të këngës me The Code, pas një konkursi të ashpër të lënë në hije nga protestat për përfshirjen...

Jo, Donald Trump, ekonomia e Bidenit nuk është si ajo e Gjermanisë së Weimarit

Nga Peter Coy Në një tubim të 1 majit në Waukesha, Wis., Donald Trump tha se kur ishte president "ne nuk kishim inflacion" dhe se...

Epika trimërore e Zhulatit dhe prijësi Mersin Gjoçaj

Nga Çerçiz Loloçi Libri i Fitim Çaushit kushtuar epikës heroike të Zhulatit në Gjirokastër është një kontribut i ndjeshëm në vargun e botimeve të tjera...

BE tregon vijën e kuqe: Mos e prekni Drejtësinë

Rezoluta e Partisë Socialiste për një komision të posaçëm anti-korrupsion, shihet me dyshim nga BE e cila edhe pse pranon çdo nismë për fuqizimin...

Lajme të tjera

Web TV