Aborti selektiv/ Pse shqiptarët duan më shumë djem se vajza?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2023 ka ende familje që zgjedhin të abortojnë mbi baza gjinore. Maksim Gjoni, mjek obstetër gjinekolog tha në një intervistë për Euronews Albania se aborti selektiv mbetet një problem madhor në Shqipëri.

“Aborti selektiv nuk është vetëm pjesë e shoqërisë sonë. Dikur ishte një reagim shoqëror ndaj luftës, por kjo mendësi ngeli gjatë edhe vonë si inerci e shoqërisë. Në vendin tonë është një problem edhe më madhor. Kërkesa për të pasur një djalë ekziston edhe në vende të tjera, por mundësia për të përcaktuar seksin e fëmijëve është i mundur përmes fertilizimit invitro. Shifrat janë alarmante në Shqipëri, raporti femra-meshkuj për lindjen e parë është 1-1 dhe në të dytin, por rritet në lindjen e katër 1-1, 26 që çon më shumë ndërprerje të shtatzënisë”, tha mjeku.

Ai këshilloi që të investohet më tepër tek grupmosha 30-35 vjeç që kërkojnë një bebe mashkull, në mënyrë që të mos e marrin këtë vendim.

“Prej vitesh ka qenë dëshira për meshkuj, edhe pse diagnoza e gjinisë në fillim të shtatzënisë ka qenë e dyshimtë, shumë familje respektonin qoftë edhe një  dyshim për vajzë për të ndërprerë shtatzëninë. Nëse çiftet që kërkojnë pasardhës meshkuj janë të grupmoshës 30-35 vjeç, duhet te kjo grupmoshë të investohet më shumë që të mos e marrin këtë vendim”, u shpreh mjeku.

 

Të fundit

Skenarët, çfarë ndodh me Bashkinë e Tiranës/ Afati i pritjes është tre muaj

Pak pasi hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dolën nga Bashkia Tiranë duke marrë kryebashkiakun Erion Veliaj, kryeministri Edi...

Veliaj reagon pas arrestimit: Nuk kam më detyrimin të hesht

Reagimi: Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një...

Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

"Musine Kokalari – Zëri i lirisë që nuk u shua kurrë! Në ditën e lindjes së Musine Kokalarit, kujtojmë gruan që sfidoi heshtjen me fjalën...

Festë luksoze beqarie në Amerikë, modelja dhe djali i Jozefina Topallit drejt altarit

Modelja dhe prezantuesja sportive Cindy Marina po shkon drejt altarit me djalin e Jozefina Topallit, Genar Topalli. Prezantuesja ka organizuar festën e beqarisë me...

“G Bani nuk është përjashtuar, ai është në…” , Jul Deda zbulon sekretin e produksionit

Përmes një zarfi të zi, u bë e ditur se Bani përjashtohet nga gara. Megjithatë ajo që mori vëmendjen është se ai nuk u...

Lajme të tjera

Web TV