Kreu i Kadastrës Artan Lame, referuar edhe procesit gati dy vjeccar të rivlerësimit, tha se është kundër fushatës së rivlerësimit, por qeveria duhet të marrrë masa të ulë tatimin, i cili sot është 15%. Ai tha se brenda dy viteve do të përfundojë dhe procesi i legalizimit.
Kreu i Kadastrës Artan Lame ishte në një raportim në Komisionin e Ligjeve ku kërkoi që të ulet tatimi mbi fitim sa i takon banesave. Sot tatimi është 15 përqind për të rivlerësuar një pronë, ndërsa Lame propozoi që ky tatim të ulet dhe mos rëndojë në xhepat e qytetarëve. Duke kërkuar këtë Lame tha se është kundër fushatave të rivlerësimit. “S’duhet të hapet më rivlerësim pasurisë, 130 000 të tilla vjet, por duhet ulur çmimi i taksës, që sot është 15%, në mos gabohem. Ulja e taksës do të bënte që qytetaraët të futen në sistem”, tha Lame. Kreu i Kadastrës duke raportuar për vitin që lamë pas tha se procesi I legalizimit është drejt fundit. “Nga 24 000 legalizime 2021, në 20 000 këtë vit 2022. Kjo rënie, është lajm i mirë, kazani i legalizimeve po mbaron. Sipas llogarive, pjesa që ka hyrë në proces mbyllet për 2 vite”, tha Lame.
Akuzat për fushatë
Opozita akuzoi mazhorancën se legalizimet po i përdor për fushatat elektorale. Deputeti i PD, Saimir Koreshi tha se në qendër të Lushnjës janë 2 zona të palegalizuara ende. “Ishte pilot Lushnja në 98’, sot i fundit në Shqipëri që si ka në sistem zonat kadastrale. 450 000 aplikime pa përgjigje nga viti 2015-2021. Shifrat më të frikshme përkojnë me zgjedhjet. Nuk e di pse, por në 2015 ka rritje, në 2016 ka ulje, rritje të frikshme 2017 dhe rritje po ashtu 2019…”, tha Korreshi. Ndërsa Lame tha se: “Lushnja ka 60 zona kadastrale. Këto dy zonat e qytetit kanë nisur para 10-15 vitesh. Njëra 85/71 dhe tjetra 85/72, mbyllen në tetor 2023, tjetra në dhjetor 2023”.
Gjobat për ndërtimet
Diskutime pati edhe për vendimin e Qeverisë për gjobitjen e sipërmarrësve që shtojnë kate pa leje. “Arrestohen këta apo u sekuestrohet ndërtimi?”, tha Dhurata Çupi. “Nëse shtesa është mbi 10% e totalit të vëllimit të ndërtesës arrestohet ndërtuesi, nëse është poshtë 10% është gjoba, sekusetrimi”, tha Artan Lame. Përmes batutash deputeti socialist Pandeli Majko ngriti si shqetësim situatën e legalizimeve në Kukës. “Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës”, tha Pandeli Majko. “Po ndjek metodën fshatshe, nga 100 zona, janë regjistruar 15. Dhe e kanë vetë në dorë. Na sillni firmat i kemi thënë dhe ky është rezultate”, tha Artan Lame. Ndër të tjera, pati edhe një batutë për Lamen, për të cilin tha se e respekton dhe e do si mik, por si Drejtor Kadastre, i vjen “ta rrahë”. “Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor të Kadastrës është ajo shprehja që kush të do të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës. Ju flisni në terma të përgjithshme, por në thelb unë e përkrah këtë dhe kam vlerësimin tim për punën e Kadastrës, por tjetër problem regjistrimi prone ka Tirana, tjetër Kukësi, tjetër Malësia e Madhe. Ne jemi të interesuar që analiza të jetë e ndarë edhe sipas kësaj cilësie. Pra unë jam i interesuar për Kukësin, dhe atje problemi bazë nuk është shtëpitë pa leje, por njohja e pronësisë së tokës. Ju akoma nuk i keni bërë letrat e regjistrimit, dhe nuk është regjistruar edhe pronësia komunitare, dhe ky është një problem”, u shpreh Majko. Kreu i Kadastrës, Artan Lame i përgjigjet duke i thënë se regjistrohen brenda dhjetorit 2023.