E trishtë/ Ndahet papritur nga jeta burrnesha Diana Rakipi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atak në zemër i ka marrë jetën Diana Rakipit, burrneshës që shumë në Durrës e njihnin edhe si “Lali”.

Mësohet se Diana është ndarë nga jeta pasditen e së dielës, në moshën 69-vjeçare, ndërkohë që për shumë vite me radhë ajo është kthyer në një personazh të dashur për mediat kombëtare, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë shfaqur interes të mësojnë më shumë për jetën e saj.

Dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare, shumëkush ishte i interesuar të mësonte më shumë mbi zgjedhjet e kësaj gruaje, që me vullnetin e saj të plotë vendosi ta jetonte jetën si burrneshë.

Bijë në një familje me shumë fëmijë (3 vëllezër e 5 motra) Diana ishte dëshmi e gjallë e traditave të vjetra shqiptare, të përfshira në kanunin e Lek Dukagjinit, ku virgjëreshat e betuara, apo burrneshat, janë gra që ndërmarrin një betim dëlirësie dhe veshin rroba mashkullore për të jetuar si burra në shoqëritë patriarkale të Shqipërisë Veriore, Kosovës dhe Malit të Zi.

Lali u betua për t’u kthyer në burrneshë gjatë kohës që Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist. Apeli i saj i vazhdueshëm për gratë dhe vajzat ishte:  “Bëhuni të zonjat e vetes merreni fatin tuaj në dorë dhe mos u dorëzoni kurrë përballë asgjëje”.

Të fundit

Topalli:PS manipuloi votat e diasporës,shifra që nuk i arrin as inteligjenca artificiale!

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli, ka bërë një postim në rrjete sociale, përmes të cilit akuzon...

Manipulim me votave në diasporës? KQZ e quan “problem teknik”

KQZ ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës, duke thënë se mospërputhja mes fletëve të votimit dhe zarfeve nuk lidhet me ndërhyrje apo manipulime, por...

Parashikimi i horoskopit 19 maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Sot mund të ndiheni disi të lodhur. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve. Shtyni...

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55 vota. Sipas rezultatit të deritanishëm, Xhaçka...

Lajme të tjera

Web TV