Rama surprizon/ Ish-kryeagjentja e Kosovës merr drejtimin e SHISH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka vendosur mbi tavolinë kreut të Shtetit emrin e kosovares Vlora Hyseni për kreun e SHISH, e cila më parë mbante postin e drejtueses së shërbimeve inteligjente në Kosovë.

Presidenti Bajram Begaj pritet që të firmosë emrin e Hysenit, duke e bërë atë të parën femër në krye të inteligjencës sonë. Një pjesë e opozitës ngre dyshimet për “intergritetin” e Hysenit.

 Për herë të parë në historinë e Shërbimit Informativ Shtetëror do të ketë drejtuese një femër. Kryeministri Edi Rama ka propzuar emrin e Vlora Hysenit, e cila ka shërbyer në Kosovë në të njëjtin institucion. Gjatë qeverisë Rama, tre shtetas kosovarë kanë kapur institucione jo pak të rëndësishme në Shqipëri. Gent Caka u vendos ministër i Jashtëm, pozicion që e mbajti për gati 2 vjet. Po ashtu edhe ministrja e Arsimit është drejtuar më herët nga Besa Shahini, dhe e treta që vjen nga Kosova është Vlora Hyseni. Hyseni do të mbajë një pozicion shumë të rëndësishëm sa i takon shërbimit inteligjent në vendin tonë. Megjithëse se Rama i vuri veton, shumë zëra janë kundër vendosjes së saj në këtë pozicion kyç. Gjithçka lidhet me detyrës e saj të ushtruar më parë në Kosovë. Ajo u shkarkua në mënyrë urgjente me propozim të kryeministrit Albin Kurti dhe miratim të presidentes Vjosa Osmani. Dyshimet ishin se Hyseni duke kishte përdorur informacionin e klasifikuar dhe tepër sekret jashtë protokullit strikt që ka çdo institucion i shërbimit sekret.

Rama tek Begaj

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar kreu të shtetit emrin e ri për drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama, me një shënim në faqen zyrtare në Facebook, ndërsa emri, të cilin Begaj e ka në tavolinë për kreun e SHISH është ai i Vlora Hysenit. ““Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj. Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Kush është Vlora Hyseni

Teksa pritet firma e Presidentit Begaj për ta bërë zyrtare, Vlora Hyseni pritet të jetë e para grua që drejton shërbimet e inteligjencës shqiptare. Por kush është Vlora Hyseni? Ajo e ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV