“IMPROVISATIONS”/ Rama çel ekspozitën në Athinë, shoqërohet nga bashkëshortja dhe djali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspozita e kryeministrit Edi Rama çelet sot në “Zapion Megaro” në Athinë.

Pritet që ai ta çelë ekspozitën në shoqërinë e homologut Mitsotakis, për të vazhduar në një darkë pune me të.

Ekspozita përmban piktura të kryeministrit Rama të realizuara gjatë punës së tij të përditshme përfshirë edhe në fleta dokumentesh.

Sipas informacioneve, janë 33 punime të krijuara që prej vitit 2015 dhe 15 punime të vitit 2023. Veç pikturave, në ekspozitë ka edhe disa punime qeramike.

Kryeministri Rama ka lajmëruar se do të jetë në Greqi për një vizitë dy ditore.

Me mbërritjen e tij në Athinë, veç ekspozitës, parashikohet që Rama të takohet me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në formatin e bisedimeve do të jetë e pranishme edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka si dhe një delegacion diplomatësh.

Agjenda e kryeministrit shqiptar në datën 21 nis me kryetarin e parlamentit helen, Kostas Tasulas, për ta finalizuar me presidenten e vendit Kateriana Saqelaropoulu.

Rama pritet ta mbyllë vizitën e tij në Greqi me pjesëmarrjen në forumin ekonomik të Delfit, ku do të jenë pjesë biznesmenë dhe krerë korporatash në Greqi.

Të fundit

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Përfshihet nga flakët makina në aksin Tiranë-Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë–Elbasan. Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si...

“Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik”

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ishte i ftuar në emisionin "Off the Record" me Andrea Dangllin në A2 CNN, nga ku bëri një parashikim...

Lajme të tjera

Web TV