Përçarja e opozitës/ Fevziu nuk e kursen Berishën: Fajtor për situatën në PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ gazetari Blendi Fevziu ka deklaruar se përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është dhe vetë Sali Berisha.

Ai tha se problemi më i madh ka ardhur nga mbështetja e Berishës për Bashën dhe se sipas tij nëse nuk do kishte ndodhur ‘non grata’, Basha sot mund të ishte ende kryetari i PD-së.

“Ka përgjegjësi dhe Berisha për gjendjen ku erdhi partia demokratike, një prej tyre është mbështetja e madhe e tij ndaj Bashës. Problemi më i madh i Berishës është mbështetja e tij ndaj Bashës pas humbjes së zgjedhjeve të 2017 kur ai kuptoi se Basha hyri në zgjedhje në kompromis me Ramën ishte një gabim fatal, vetë çadra ishte një gabim fatal, por sidomos mbështetja e Bashës pas humbjes së zgjedhjeve 2021. Nëse nuk do ishte vendimi i SHBA-ve për shpalljen non grata dhe vendimi i Bashës, ky i fundit sot do ishte akoma kryetar i PD-së dhe një Parti Demokratike që ishte një opozitë që se kuptonte çfarë po bënte dhe ku po shkonte. Berisha e mbështeti Bashën dhe në këtë aspekt Berisha ka përgjegjësinë e tij. Pjesa e dytë është pamundësia që ai pati për të hapur Partinë Demokratike shumë më tepër se sa unë e mendoja pasi ai fitoi ardhjen në krye të PD në mars prill 2022.”

I pyetur lidhur me akuzat e Berishës që i konsideron Alibeajn dhe Bashën si pengje të Ramës, Fevziu tha se nuk ka ndonjë fakt konkretë që ta thotë këtë, por këto lëvizje shtoi ai dihet që i shërbejnë Ramës.

“I shërbejnë Ramës këto lëvizje të Alibeajt dhe Bashësn se mbajnë të përçarë PD-në, por a janë të shitur këtë se them dot sepse nuk kam ndonjë fakt. Njerëzit luajnë dhe për interesat e tyre private të cilat në një moment të caktuar përkojnë me interesat e palës tjetër. Unë mund të them se veprimet që u ndërmorën çuan në një çarje të partisë demokratike dhe që favorizuan Ramën, por që të jenë të shitur nuk mund ta them dot.”

Lexo edhe :  Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

 

Të fundit

Ngrohja globale dhe krimi në Pogradec: me sa duket, botës po i vjen fundi

Nga Leonard Veizi Në përditshmërinë tonë, sikur jemi mësuar që andej nga Vlora edhe kërcet sherri, edhe kërcet koburja, edhe...

Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë shtesë në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024, sipas vlerësimit...

Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

Ndonëse ishte parashikuar të ndodhte sot, përfundimi i hetimit të SPAK, do t’i njoftohet të hënë ish- presidentit, Ilir Meta. Shtyrja e këtij veprimi është...

Pse shumë shqiptarë adhurojnë dhunën?

Nga Shpëtim Luku Para disa ditësh ndodhi një episod dhune që trazoi opinionin publik dhe që si zakonisht, nuk mbeti i izoluar vetëm te fakti...

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e martë vendi ynë do të...

Lajme të tjera

Web TV