Vjosa Park Kombëtar/ Ekspertët: Rrit mundësinë e zhvillimit të turizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të reja në fushën e mjedist dhe zhvillimit të turizmit në Jug të vendit.

Lumi Vjosë dhe degët e saj përshkojnë zonat e Përmetit, Gjirokastrës dhe Tepelenës duke përbërë një resurs të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomive lokale të tyre dhe veçanërisht të turizmit.

“Bëhet fjalë për Parkun e Parë Kombëtar të një lumi të egër në të gjithë kontinentin europian. Pra është një model i ri, është një mentalitet i ri sesi i qasemi mbrojtjes së natyrës. Dhe si e tillë duke parë edhe mënyrën sesi ka ndryshuar tashmë qasja ndaj parqeve kombëtare specifikisht në këto 30 vite e fundit në Europë por edhe në botë është vënë re gjithmonë e më shumë që parqet kombëtare janë një atraksion shumë i madh i turistëve”, deklaron për Euroneës eksperi I mjedisit, Olsi Nika.

Ndërkohë specialist i ekoturizimit tha: “Do të ketë një rritje të fluksit falë edhe jehonës kombëtare që i është dhën luginës së lumit të Vjosës, florës  dhe faunës që ai mbart”.

Tashmë për ekspertët sfidë ngelet mbrojtja e Parkut Natyror të Vjosës si dhe sigurmi i financimeve për miradministrimin e tij në funksion të zhvillimit të ekoturizmit.

“Është një sfidë e jashtëzakonshme që shtrohet përpara  sepse është një përgjegjësi mjaft e madhe  për një vend të vogël si shqipëria që të arrijë të menaxhojë  ashtu siç duhet këtë lloj parku  komëtar dhe si i tillë duhet që patjetër të ketë asistencë teknike, financiare nga Europa patjetër në mënyrë që të garantojë një mbrojtje efektive ta parku nga njera anë por edhe një zhvillim përreth zonës së parkut ku do të përfitojnë  absolutisht më të parët janë komunitetet lokale, bizneset lokale të zonës por edhe ekomomia shqiptare si e tërë”, tha eksperti Nika.

Lexo edhe :  37 vite pasi ngriti trofeun për Zvicrën/ Eurovizioni rikthen në skenë Celine Dion?

Lumi Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyror të Evropës. Për 270 kilometra ai rrjedh pa ndërprerje mes bukurive të pejsazhit dhe biodiversitetit të natyrës.

Të fundit

Ndarja e jeta e Artan Lames, reagon kryeministri Rama: Lajm i pabesueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e befasishme nga jeta të ish-kreut të kadastrës, Artan Lame, pas...

Zbulohet për herë të parë marrëveshja që Nuredin Dumani ka firmosur me SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke goditur njëra pas tjetrës grupet kriminale në vendin tonë. “Çelësi” i hapjes së...

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare ish-kreu i kadastrës, Artan Lame

Është ndarë nga jeta pas një ndëhyrje kirurgjikale të vështirë në zemër ish-kreu i kadastrës, Artan Lame. Lame, i cili ishte 58 vjeç, mësohet se...

Ja cili është fruti më i madh në botë, mund të peshojë deri në 40 kilogramë

Imagjinoni një frut aq të madh sa mund të ngatërrohet me një skulpturë bime, aq të rëndë sa duhet të ngrihet me të dy...

Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Eurodeputetët kristianëdemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër i kanë bërë një apel urgjent Komisionit Evropian që të ndalojë plotësisht të gjitha paratë nga Brukseli...

Lajme të tjera

Web TV