Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, reagon policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pak minuta më parë nga lagja Guerrile e Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, bëri me dije se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër, ndërsa nga të shtënat shtënat një plumb rikoshet ka qëlluar shtëpinë e një efektivi të policisë së Shkodrës.

Ky i fundit sapo ka dëgjuar të shtënat ka lajmëruar menjëherë policinë.

Policia në reagimin e saj bën me dije se ka qenë një shtetas që ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ndërsa “blutë” kanë ngritur pika kontrolli për të kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Myrto Uzuni largohet nga fusha i lënduar, lajm i keq për Sylvinhon

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u dëmtua në ndeshjen Granada-Betis, që po luhet në këto momente dhe u...

Ervin Karamuço “zbërthen” arsyen e fortë: Ja pse Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës

Laert Haxhiu mbahet në burgjet e Janinës sepse i trembet bandave të Aldo Bares. Kështu deklaroi eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, mbrëmjen e sotme...

Genoa mposht me “poker” Romën dhe zhyt në krizë verdhekuqtë

Genoa bën “poker” dhe shkatërron Romën në takimin e javës së gjashtë të Serie A. Vendasit dominuan të gjithë takimin,ndërsa zhbllokuan sfidën në minutën e...

Hoxha zbardh vrasjen/ Si Artan Tafani ekzekutoi ish-pjesëtarin e grupit të Aldo Bares

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një nga vrasjet, ku ka marrë pjesë Artan alias Marjus Tafani, i penduari i drejtësisë që zbardhi disa ngjarje...

Artan Hoxha: Laert Haxhiu ndante para me policët, ja lidhjet e fuqishme me autoritetet

Artan Hoxha, ka folur për Laert Haxhiun, grupi i të cilit u ekspozua për të paktën gjashtë vrasje, pas rrëfimeve të Artan Tafanit.  I ftuar...

Lajme të tjera

Web TV