Berisha në sulm, akuza Ramës për afera korruptive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po kalon nga një aferë në një tjetër.

I ndodhur në Cërrik gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Berisha deklaroi se kryeministri Rama kalon nga afera në aferë, teksa përmendi portin e Durrësit si edhe inceneratorët e mbetjeve urbane.

Ai tha me ironi se në rastin e Ramës “oreksi vjen duke ngrënë”, teksa shtoi më tej se ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj tha në lidhje me “djegësat” se nuk e lëvizi ai qeverinë, por se ishte kryeministri.

Sipas Berishës Rama firmosi për shkak se inceneratorët ishin “sipërmarrja” e tij dhe se djegësat nuk sekuestrohen pasi atyre u kalojnë çdo ditë 100 mijë euro, ndërsa mbetjet e Tiranës derdhen në Sharrë. “Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë, janë më të rëndësishmet nga viti 1992 gjer më sot. Në vitin 1992 me votën tonë larguam sistemin monist dhe nisëm rrugën e re. Ishim ndër kombet më të varfra të planetit dhe arritëm të ishim vendi me rrogat mesatare më të larta në rajon”, tha ai. Sipas tij, shqiptarët janë njerëzit më të vjedhur në botë. “KLSH ka gjetur se qeveria vodhi dhe shpërdoroi 122 miliardë lekë vitin e kaluar.

Janë 1.1 miliardë euro për 9 muaj. Janë 130% sa fondi i përgjithshëm i pagave në vend. Nëse do kishte vullnet do dyfishoheshin rrogat me paratë e vjedhura. Jo vetëm që nuk i dyfishuan rrogat, por rritën çmimet. Në kapitalizëm çmimet i rrit tregu dhe jo  qeveria. Në Shqipërinë e Edi Ramës çmimet i rritën bordet që caktoi. Mblodhi 520 milionë euro më shumë. Të gjitha paratë tuaja. TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin.

Çdo qeveri që ka ndjeshmëri ndaj ekonomisë së qytetarëve, ato para do i kthente një për një. Këtë e bënë të gjitha qeveritë, e bëri dhe Kosova”, tha Berisha. Ai deklaroi se sot me rrogën që merret blihet më pak se në vitin 2013. “Sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013.

Lexo edhe :  Rama “tubim” në Athinë mes tensionit dhe kundërshtive

Me pasuritë publike çfarë ndodh. Pasuria më e madhe është porti i Durrësit. Vlera e tij me truallin përreth është me miliarda euro. Çfarë po ndodh me portin. Ka gjetur një arab miliarder dhe ky do të bëhet si arabi miliarder që të ndajnë portin. Shpiku pasaportën e artë që të shiteshin apartamentet e Ramës dhe Alabbarit në Durrës. Oreksi vjen duke ngrënë, i tillë është dhe Edi Rama.

Kalon nga një aferë në një tjetër. Merrni djegësat. 420 milionë euro, që të gjitha vepër e tij personale. Për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumenta nga institucionet. Burokracia nuk është kurrë e rrufeshme. Arben Ahmetaj tha nuk e lëviza unë qeverinë, e ka lëvizur ai tha.

Sigurisht e ka lëvizur Rama dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin që nuk lejon firmosje në negociata të fshehura”, tha Berisha, duke shtuar se nuk firmoset nga kryeministri në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

“Kryeministri firmosi se sipërmarrja ishte tij. E keni parë ju, arrestohet filani por djegësat nuk konfiskohen se çdo ditë u jepen 100 mijë euro. Mbetjet e Tiranës derdhen në Sharrë, në minierën e arit të Ramës dhe Veliajt.

Vjedhjet e tyre nuk kanë fund, tenderat sekretë nuk lejohen, lejohen vetëm për SHISH ose Prokurorinë e Përgjithshme me raste. Sot vetëm AKSHI, agjencia që varet nga Rama ka firmosur 250 prokurime sekrete”, tha Berisha.

Të fundit

Njohja e pensioneve me Italinë, miratohet marrëveshja në Komisionin e Ligjeve në Kuvend

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve u diskutua ditën e sotme në komisionet parlamentare...

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV