Momentet e fundit të jetës të një 70-vjeçari nga Çekia ishin në fluturim.
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, ai dyshohet se pësoi arrest kardiak dhe për pasojë humbi kontrollin mbi parashutën.
Ai ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.