Opozita fushatë dhe shpresë në Durrës dhe Elbasan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha dhe Ilir Meta, bashkë me disa deputetë opozitarë, po bëjnë fushatë intensive në Durrës dhe Elbasan. Shpresa e opozitës për të fituar këto dy qytete për shkak të kandidatëve Igli Cara dhe Luçiano Boçi.

Me gjithë entuziazmin e shfaqur publikisht, për të mbajtur optimizmin tek elektorati i tyre, si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta e kanë të qartë se dëshira dhe realiteti elektoral janë dy gjëra që brenda opozitës nuk qëndrojnë afër. Tashmë e gjithë vëmendja por edhe përqëndrimi intesiv në fushatë është zhvendosur në Durrës dhe Elbasan. Kualicioni “Bashkë Fitojmë” ka përzgjedhur dy emra me integritet dhe qytetarë të njohur në qytetin e tyre siç janë Luçiano Boçi në Elbasan dhe Igli Cara në Durrës. Këto dy qytetet janë më shumë të shkelura nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe disa deputetë opozitarë, pasi duket se do të ketë nja garë ndryshe nga qytetet e tjera. Të dy kandidatët gëzojnë respekt edhe nga kundërshtarët e tyre politik. Po ashtu edhe nga aleatët këta dy kandidatë nuk janë anatemuar, madje jo publikisht shfaqin vlerësimet e tyre. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Durrësit në “Lokalet” e 14 majit, Igli Cara, ka siguruar edhe mbështetjen e Partisë Agrare Ambientaliste dhe të Partisë Republikane, ndonëse këta dy forca nuk janë pjesë e koalicionit “Berisha-Meta. Kryetari i PAA-së, Agron Duka, në fjalën e tij në takimin e organizuar nga opozita në këtë qytet, shprehu besimin tek fitorja e Carës, i cili sipas tij ai është një kandidat me integritet. “Së bashku me specialistët e PAA ai ka përgatitur programin. Ne e mbështesim zotin Cara sepse besojmë se pushteti ynë është real dhe ajo që është më e rëndësishmja është se zoti Cara është njeri me integritet që do të jetë në shërbim të qytetarëve. Situatë e opozitës në këto zgjedhje është e komplikuar, por në Durrës kemi një situatë krejt tjetër. Në Durrës Demokratët do të shkojnë të bashkuar në këto zgjedhje. Unë nuk jam shumë entuziast si natyrë, por kam besim në fitoren e zotit Cara. Mesazhin e bashkimit opozitar duhet ta përcjellim kudo. Gara për Durrësin është gara për qytetin e dytë më të rëndësishëm në vend. Dëmet në Durrës janë të dukshme. Hapësira të gjelbërta janë kthyer në sheshe ndërtimi. Dështimi me Velierën, jo vetëm që ishte një investim i gabuar, por rezulton se sot nuk ka asnjë vlerë estetikë për qytetin”, u shpreh Duka. Po ashtu Dashamir Shehi ka qenë një tjetër dashamirës i Igli Carës. “Votoni cilin të doni për partitë, por Igli Carën për Durrësin. Durrësi meriton më shumë, meriton zotin Cara një qytetar të ndershëm dhe punëtor. Se ky vend mund të bëhet vetëm me ata që punojnë. Ata që bëjnë llafe kemi kohë që i dëgjojmë”, tha Shehi. Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, u shpreh se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, është një përfaqësues dinjitoz për këtë bashki. Komentet Mediu i bëri gjatë një takimi të organizuar partitë e vogla opozitare, ku mori pjesë edhe vetë Igli Cara. Gjatë fjalës së tij, Cara tha se Shqipëria gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama është varfëruar dhe kapur nga krimi. Sipas tij, vendi ndodhet në një gjendje shoku social ekonomik dhe duhet shpëtuar me votë në 14 maj.

Lexo edhe :  Rama “tubim” në Athinë mes tensionit dhe kundërshtive

Luçiano Boçi

Kandidati për bashkinë e Elbasanit i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi, ka çelur dje fushatën e tij elektorale. Boçi ka shpalosur programin e tij, ndërsa ndër të tjera u shpreh se është imediate nevoja për investime dhe se Elbasani ka nevojë që të mbështetet në aspektin e bujqësisë. “Duam të ‘ringjallim’ qytetin e Elbasanit dhe do të ofrojmë punësim për të rinjtë”, u shpreh ai ndër të tjera. “Elbasani është bashkia dhe qarku më numrin më të madh të ullinjve në vend, por që nuk ka shërbim cilësor. Bashkia dhe qarku i Elbasanit është bashkia me numrin më të madh të gjedhëve, por nuk ka politikë konkretë për ta mbështetur këtë nensektor. Elbasani është qytet me burime të jashtëzakonshme që shkatërrohen për interesat e klientelës së qeverisë. Pranë Elbasanit është lumi Shkumbin, i cili është helmuar ndër vite dhe tani helmohet nga djegia e plehrave në qiell të hapur. Qeveria qendror dhe vendore kanë vjedhur në këtë investim infektiv mbi 27 milionë euro dhe është ndërtuar një hekurishte kancerogjene që prodhon vdekje dhe tym. Është qytet që helmohet me helm industrial dhe metal të rëndë prej 5 dekadash”, tha ai.

Igli Cara

Kandidati për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara, u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin me votë në 14 maj, për të kthyer në duart e tyre pushtetin. Cara tha se Durrësi qeveriset nga bandat, të cilat duhet të largohen nga pushteti. Ai tha se beson fort që në 14 maj qytetarët do t’i japin votën, dhe së bashku do të sjellin ndryshimin e merituat në qytetin bregdetar. “Përtej ndasive qëndrojnë vlerat, përtej pengesave qëndron dëshira dhe synimi i përbashkët për ndryshim. Ndryshim që do bëjë Durrësin dhe gjithë Shqipërinë më të paqme. Ndryshim që nis nga gjërat e vogla dhe përfundon tek projektet që i shërbejnë qytetarëve dhe qytetit. Ti japim fund keqpërdorimit të parave nga buxheti publik. Ndryshimi duhet të ndodhë në Durrës për të larguar bandën që e drejton atë. Me urdhër të Ramës dërgohen mbetje, por nuk incenerohen. Të gjithë e dinë që ato janë paratë tuaja. Dhe porti i ri që do bëhet, do na i marrin ne ato para, qytetarëve. Durrsakët që jetojnë jashtë u bëj thirrje që të vijnë dhe të kontribuojnë për qytetin e tyre. Besoj shumë në mbështetjen tuaj , në atë që mund të bëj për secilin prej jush, në çdo lagje. Mos harroni, në këtë garë është gjithë qyteti, jemi të gjithë bashkë. Kam absolut absolut tek ju, kini besim te unë që bashkë do e bëjmë qytetin më të mirë”, tha Cara.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV