Regjistrimi i popullsisë nis më 18 shtator, do kushtojë 16.8 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Censi i Popullsisë pritet të nisë këtë vit në 18 shtator dhe Instituti i Statistikave ka dhënë disa detaje mbi procesin në raportin vjetor të institucionit.

Duke iu referuar kostos së Censit, INSTAT llogarit se ajo është 16.8 milionë euro ku kostoja për banor është afër mesatares së vendeve europiane.

“Kryerja e Censit të Popullsisë dhe Banesave mbështetet nga buxheti i shtetit dhe donatorë të ndryshëm. Kostoja gjithsej e këtij procesi është vlerësuar të jetë 16.9 milion Euro.

Kjo përfaqëson mesatarisht 5.7 Euro për banor, e cila korrenspodon me mesataren e vendeve evropiane që kryejnë një Cens tradicional. Mbi 50% e kostove janë për stafin e angazhuar në terren” vlerëson INSTAT.

Sipas këtij të fundit numërimi në terren i popullsisë dhe banesave do të fillojë me datë 18 Shtator 2023 dhe do të vazhdojë për një periudhë gjashtë-javore.

Lidhur me suksesin e këtij procesi në raport nënvizohet se ka nevojë për ndërgjegjësim të qytetarëve për të qenë aktivë në pjesëmarrje. INSTAT nënvizon se do të angazhohet me një strategji komunikimi për të rritur informimin.

“Suksesi i Censit varet nga qasja pozitive dhe pjesëmarrja e popullatës në të. Prandaj, gjatë vitit 2023 do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë zbatimit dhe monitorimit të strategjisë së komunikimit, elementë bazë të së cilës janë komunikimi me palët e interesuara dhe publikun në përgjithësi.

Fushata e komunikimit do të promovojë Censin duke informuar publikun për qëllimin e tij, si dhe do të ndihmojë në forcimin e besueshmërisë së të dhënave dhe institucioneve përgjegjëse për prodhimin e tyre.

Fushata përfshin përdorimin e të gjithë instrumenteve mediatikë, kanalet e transmetimit dhe teknikave të tjera të komunikimit” nënvizon INSTAT.

Lexo edhe :  Shiu i dendur përfshin Tiranën, uji vërshon në rrugë (VIDEO)

Pas zhvillimit të censit do të ketë edhe një anketë të dytë duke përdorur modele statistikore të rekomanduara nga organizatat ndërkombëtare, pas numërimit në terren që llogarit nivelin e besueshëmrisë dhe cilësisë së të dhënave.

Një rol të rëndësishëm në këtë proces ky institucion vlerëson se ka edhe pushteti vendor për të dhënë mbështetjen e tij dhe lehtësimin e punës.

I njëjti raport sjell në vëmendje edhe Censin e Bujqësisë që pritet të zhvillohet në vitin 2024 dhe që do të ketë në thelb përditësimin e listës së fermave bujqësore dhe njësive ekonomike bujqësore.

“Gjatë vitit 2023, INSTAT do të vijojë punën përgatitore për realizimin e Censit të Bujqësisë në vitin 2024.

Do të zhvillohen konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për të na vënë në dispozicion regjistrat administrativë që kjo ministri disponon, të cilat do jenë edhe bazë e përcaktimit të metodologjisë që do ndjekë Cens-i” nënvizon raporti. /Monitor

Të fundit

Në Athinë për Fredi Belerin? Rama për mediat helene: Është histori e politikës greke

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka folur për mediet greke pas takimit me shqiptarët në Athinë ditën e djeshme. “Nuk ka çështje...

Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Europë të dietës ushqimore!

Një personi që jeton në Shqipëri i duhet të harxhojë 4.4 USD në ditë (sipas indeksit të fuqisë blerëse) vetëm për ushqim për të...

Rama shqip në Athinë, Berisha “greqisht” në Tiranë

Nga Artur Ajazi Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë, do të mbetet gjatë në historinë e këtij vendi. Askush deri sot, nuk u ka...

Vrasja në Fier, drejtori i Policisë: Autori të dorëzohet, ndryshe do reagojmë ashpër!

Lorenc Panganika, drejtor i Policisë së Fierit i ka bërë thirrje Azgan Mërnica, autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalisë, që të dorëzohet, pasi përndryshe...

Magjepsje

Nga Edison Ypi Magjepsja nuk ësht larg. Magjepsja ndodhet mes Divjakës, Devollit, Vermoshit, Konispolit. Me këmbë, me makinë, me rrëzim, me kapërxim, me rrëshqitje, me...

Lajme të tjera

Web TV