”Berisha dashi me brirë i Opozitës”/ Kryemadhi: Nuk e rruajti fare për shantazhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e konsideron kryedemokratin Sali Berisha, si liderin e Opozitës. E ftuar në “Now”, Kryemadhi tha se Berisha është dashi me brirë që udhëheq kopenë, në këtë rast, Opozitën.

Ajo tha më tej se si lider të sajin ndjen Ilir Metën, por duke qenë se ky i fundit ka bërë marrëveshje me Berishën, e respekton si udhëheqës të Opozitës.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: 

Lideri i Opozitës është Sali Berisha sot. E di për çfarë e respektoj unë Berishën?

Që Berisha nuk e rruajti fare për asnjë shantazh e presion dhe për këtë e përshëndes. Ja ku ka Tik Tok-un e radhës. Opozita ka dashin e kopesë. Dashi pra, dashi me brirë.

Ai drejton tufën, dashi me brirë është Sali Berisha. Ai na ka mbledhur Sali Berisha të gjithëve bashkë.

Unë liderin tim kam Ilir Metën, ai është ulur dhe ka bërë një marrëveshje me Berishën. Kështu ai është përfaqësuesi. 

 

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV