“Po joshen nga TikTok-u”/ Ambasadori i Anglisë thirrje të rinjve: Kush kapet humb…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, ka folur në lidhje me situatën e emigrantëve shqiptarë në Britani, teksa ka thënë se çdo javë ata që kapen po rikthehen në Shqipëri. Sipas King-Smith ka pasur diskutime mes dy qeverive në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se të gjithë shqiptarët që kanë kaluar ilegalisht po kthehen, ku rreth 100 prej tyre vijnë në Shqipëri çdo javë.

Ai shto më tej se të gjithë ata që kapen humbasin të drejtën për të vizituar Britaninë e Madhe përgjithmonë dhe humbasin të drejtën për të vizituar vendet e Bashkimit Evropian për 3 vite.

Ambasadori deklaroi më tutje se shumë të rinj shohin video në rrjetin social TikTok dhe joshen për të shkuar në Britani, por nuk e dinë se pas tyre fshihen grupe të organizuara kriminale që kërkojnë të shfrytëzojnë ata që kalojnë ilegalisht kufirin.

“Kemi pasur diskutime të mira mes qeverive dhe arritëm që të kemi një komunikim të mirë mes dy kryeministrave. Emigracioni është çështje që mund ta trajtohet vetëm përmes bashkëpunimit mes  dy vendeve. Është fenomen global dhe duhet të kemi partneritet në gjithë botën. Emigracioni i jashtëligjshëm është problem për ne. Dy kryeministrat diskutuan për një sërë çështjesh, zhvillimin ekonomik dhe tregtinë ndërsa filluam partneritete të reja universitare.

Ne shohim që Shqipëria ka rol kritik për energjinë e ripërtëritshme. Shqipëria ka potenciale ujore të fuqishme që mund të zhvillohen. Po ashtu në diell dhe erë. Patëm një diskutim për këtë pjesë. Duam që të ndihmojmë Shqipërinë për zhvillimin e infrastrukturës dhe besoj se energjia mund të eksportohet nga Shqipëria më shpejt se sa pritet duke dhënë kontribut.

Lexo edhe :  Keni bërë plane për nesër? Njihuni me parashikimin e motit

Një anë pozitive është se këtë vit kemi rënie të shqiptarëve ilegalë që kalojnë kufirin. Vera është problemi më i madh për emigrantët. Kam një mesazh. Ju lutem zgjidhni me kujdes për jetën tuaj. Nëse kapeni do ktheheni menjëherë! Shumë shqiptarë po kthehen, 100 shqiptarë po kthehen çdo javë dhe nëse kthehen humbet e drejta për të vizituar Britaninë përgjithmonë dhe BE-në për 3 vite. Mos ejani ilegalisht, ejani në mënyrë të ligjshme.

Shumë të rinj kur shohin TikTok mendojnë se jeta është fushë me lule në Britani. Pas këtyre ka grupe kriminale që duan t’i shfrytëzojnë dhe t’i marrin të punojnë në shtëpitë e barit. Atyre nuk u intereson nëse përfundojnë në burg. Mos u bindi nga mesazhet e TikTok-ut. E vetmja mënyrë është të punoni fort, nuk ka rrugë të shkurtër për të ardhur. Ne i mirëpresim shqiptarët legalisht, kemi një komunitet shumë të mirë atje. Shumë shqiptarë po japin kontribut në Britani, kemi një politikë të pastër mikpritëse ndaj atyre që vijnë në mënyrë të ligjshme. Problematike është sepse në vitet e fundit disa prej tyre janë përfshirë në krime dhe shumë janë burgosur për krime të rënda. Ka më shumë se 1300 shqiptarë në burgjet angleze, më shumë se të huajt e tjerë. Për këtë më vjen keq,”-tha ai.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV