Partia Socialiste fiton sërish bashkinë e Roskovecit. Numërimi i votave ka përfunduar mëngjesin e kësaj të hëne, ku kryetarja aktuale Majlinda Bufi fitoi përballë kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Erdit Harizaj.
Majlinda Bufi ka arritur të sigurojë 6033 vota, kundrejt 5454 që ka marr rivali i saj.
Ditën e djeshme dy kandidatët treguan një akt qytetarie, duke pirë kafen e mëngjësit bashkë.