Asambleja e 76-të e OBSH/ Manastirliu: Shkëmbime rajonale dhe fuqizim i kapaciteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, po merr pjesë në Asamblenë e 76-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ku së bashku me politikëbërës, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore po diskutohen për sfidat e sistemeve shëndetësore, impaktin e pandemisë në shëndetin e popullatës dhe nevojën për të bashkuar forcat dhe forcuar kapacitetet, për të garantuar përgatitje dhe përgjigje të shpejtë ndaj emergjencave shëndetësore.

Në emër të Rrjetit të Shëndetit të vendeve të Europës Juglindore ku mes nëntë vendeve bën pjesë dhe Shqipëria, dhe në cilësinë e mbajtëses së Presidencës për vitin 2023 të këtij mekanizmi.

Ministrja Manastirliu, në fjalën e saj, foli për përpjekjet e përbashkëta të vendeve të SEEHN për nxitjen e progresit në sistemet shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve farmaceutike dhe rëndësinë që kanë inisiativat e përbashkëta për arritjen e objektivave që lidhen me Agjendën 2030 për shëndetin dhe mirëqenien e popullatës.

“Kam nderin të flas në emër të nëntë shteteve anëtare të Rrjetit të Shëndetit të Evropës Juglindore të cilët janë bashkuar kësaj deklarate: Shqipëria Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, shteti i Izraelit, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Republika e Serbisë. Ministrat e Shëndetësisë të vendeve SEEHN kanë shprehur angazhimin e tyre të palëkundur dhe strategjik ndaj këtij Rrjeti, për t’a pasur shëndetësinë si përparësi në agjendat politike.

Ne besojmë fuqimisht se një dokument strategjik rajonal është komplementar dhe shërben për ngushtimin e dallimeve në kuadrin e përpjekjeve për zbatimin e agjendës globale dhe rajonale të OBSh, për arritjen e objektivave të zhvillimit të qendrueshëm si edhe për përshpejtimin e progresit në mbylljen e hendekut që lidhet me rezultatet shëndetësore në rajon brenda BE”, – tha Manastirliu.

Lexo edhe :  6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Në kuadër të Presidencës së South Eastern Europe Health Netëork  do të organizohet në Tiranë, në datat 5-6 Qeshor, Mbledhja Plenare e 46-të e SEEHN, që do të fokusohet në bashkëpunimin ndër-sektorial dhe përmirësimin e përthithjes vaksinale.

Asambleja e 76-të e  Organizatës Botërore të Shëndetësisë po mbahet në Gjenevë, me pjesëmarrjen e drejtorit të përgjithshëm të OBSH, Dr. Tedros Adhanom, drejtorit të OBSH për Evropën, Dr. Hans Kluge, ministrave dhe drejtuesve më të lartë të shëndetësisë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSH-së.

Tematika e Asamblesë së Shëndetit të OBSh-së për këtë vit është: “Të shpëtojmë jetë, drejt garantimit të shëndetit për të gjithë!”

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV