Kunati i Jani Rustemit, 27-vjeçari që ndërroi jetë në QSUT, ka fajësuar shtetin për vdekjen e të riut.
Lulzim Mehmetaj tha për Euroneas Albania se oficerët e kishin joftuar nënën e Rustemit duke i thënë se Jani ishte shtruar në spital për ftohje, por jo që ishte në koma.
Mehmetaj thotë se nuk e kanë lejuar ta prekin 27-vjeçarin.
“Ai nuk ishte përdorues heroine, kush ia dha metadonin? I bënë analizat? Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Unë nuk vendos gisht se kush e ka dhunuar. Vetëm njëherë na kanë lejuar që të prekim djalin, por nuk na kanë lejuar që ta shohim, a kishte shenja dhune apo jo. Ai donte një njeri që ti qëndronte aty. Pas dy javësh pasi është arrestuar Jani kanë ardhur dy oficerë policie e i kanë thënë vjehrrës ik se e ke djalin në spital. I ka thënë vjehrra për ça, ka pak ftohje ska gjë”, tha ai.