Plagoset një zyrtar i policisë së Kosovës në veri, sulmohen edhe gazetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kosovës ka thënë se të mërkurën është lënduar një zyrtar policor në veri, si pasojë e sulmeve me mjete të forta. Sipas mediave të Kosovës, janë sulmuar edhe disa gazetarë.

Sipas komunikatës, protestat e serbëve lokalë në komunat veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë qenë të qeta, por në orët e pasdites disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë drejt makinave policore. Policia ka përmendur se gjatë ditës disa “grupe kriminale” i kanë penguar disa gazetarë në kryerjen e detyrave të tyre, dhe automjetet e tyre janë vandalizuar.

Njoftimi i policisë: 

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, kanë vazhduar angazhimet në ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e protestave të cilat janë mbajtur edhe sot pranë komunave Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Fillimisht protesta ishte e qetë, por në orët e pasdites në intervale të ndryshme kohore disa persona të dyshuar kanë hedhur gurë në drejtim të tri automjeteve të Policisë së Kosovës, ku dy prej tyre iu janë shkaktuar dëme materiale duke iu thyer xhamat. Si pasojë e sulmeve nga mjetet e forta një zyrtar policorë ka pësuar lëndime.

Po ashtu gjatë protestës së realizuar sot, disa media/gazetarë janë penguar e sulmuar, si dhe automjetet e tyre ishin vandalizuar nga individ/grupe kriminale. Pengimi i gazetarëve në detyrë cenon të drejtën e shprehjes, informimit dhe lirinë e shtypit.

Ne jemi të përkushtuar të hetojmë këto akte kriminale dhe të parandalojmë shfaqjen e dhunës. Njëkohësisht Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë protestuesve që të përmbahen nga dhuna dhe të shprehin mendimet e tyre në mënyrë paqësore.

Të fundit

Pas aludimeve, Luana Vjollca jep mesazhin e fortë për gjobaxhinjtë

Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludimeve për qarkullimin e videos erotike. Moderatorja e nisi emisionin me një mesazh...

Liverpool del me deklaratë zyrtare pas gafës ndaj Tottenham: “E pranojmë ndjesën”

Liverpool u penalizua në ndeshjen e fundit të Premier League atë ndaj Tottenham duke qenë se iu anulua një gol i rregullt. Luis Diaz...

E vogla e saj feston 1-vjetorin/Sara Hoxha:Kur të rritesh ëndrrat e tua ndiqi në Shqipëri

Vajza e Sara Hoxhës dhe Ledian Liços, Ruya feston sot 1-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për vajzën e saj, Sara Hoxha i...

Anglia jep lajmin e mirë për shqiptarët (Vendimi)

Paga minimale e Britanisë do të rritet në 12,67 euro në orë, konfirmoi ministri i Financave Jeremy Hunt të hënën në konferencën vjetore të...

Lajm i MIRË për shqiptarët/ Ambasada gjermane: Nga 1 Janari ata që kanë pasaportë…

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjithë ata që posedojnë pasaporta të Kosovës, duke filluar nga 1 janari mund të udhëtojnë...

Lajme të tjera

Web TV