Lirimi i Tahirit/ Reagon Rama: Duhet të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një reagim për lirimin nga qelia të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama.

Në takimin falenderues që po mban në Tiranë për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj, kreu i qeverisë tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia.

Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë.

Duhet të vazhdojmë në një rrugë me sy mbyllur duke bërë sikur s’kuptojmë ose kush është i joni mund të bëjë çfarë të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket. Apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër.

E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd.

Natyrisht që unë personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e në mandati apo dy mandateve e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë.”, tha Rama.

Të fundit

Nga Spanja deri në Shqipëri/ Një “Kupolë nxehtësie” po përvëlon Europën

Një “kupolë e nxehtësisë” vdekjeprurëse ka rënë mbi Europën, me një turist të vdekur, zjarre që shkrijnë rrugët në...

23 vite më parë, u kthye në atdhe Familja Mbretërore shqiptare

Sot është një ditë e shënuar për shqiptarët e në veçanti për ne mbretërorët se, 23 vite më parë pikërisht më 28 qershor 2002,...

Malcolm X themelon Organizatën e Unitetit Afro-Amerikan

28 qershor 1964 Më 28 qershor 1964, aktivisti i njohur për të drejtat civile, Malcolm X, shpall krijimin e Organizatës së Unitetit Afro-Amerikan (OAAU –...

Abuzim me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë dhe biznesmenë

SPAK përfundon hetimet dhe merr të pandehur 28 pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të...

Xhensila Myrtezaj “mollë sherri”? Ledri Vula i jep fund lidhjes me të dashurën

Ledri Vula është sërish në qendër të medias rozë, këtë herë për jetën e tij sentimentale. Pas një kohe të shkurtër të përfolur për...

Lajme të tjera

Web TV