Berisha: Fyerjet dhe kërcënimet akte të turpshme, skenarist është Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi situatën brenda PD-së zyrtare ka reaguar edhe kreu i “Grupit të Rithemelimit” në PD, Sali Berisha. Ai i ka quajtuar të turpshme dhe akte të rënda kërcënimet nga mbështetësit e Bashës ndaj gazetarëve dhe deputetëve.

Ish kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën edhe për incidentet që kanë ndodhur mëngjesin e së mërkurës.

Berisha dënoi “me forcën më të madhe gangsterët që kanë kërcënuar gazetarët, të cilët kanë ndjekur gjithë natën një takim, ku ka pasur deputetë dhe deputete”, duke iu referuar mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike zyrtare.

Me një gjuhë të ashpër Berisha ka atakuar mbështetësit e Bashës me një skenar, sipas Berishës të orkestruar nga Edi Rama. “Në vend që të falënderohen për sakrificën e tyre, gazetarët janë përballur me sharje, me kërcënime rrugeçërish, për fajin e vetëm se po bënin me sakrifica të vërteta, detyrën e tyre.

Nuk jam unë që u sugjeroj atyre se cilin lajm duhet të ndjekin apo jo, por ata në asnjë rrethanë nuk mund të fyheshin apo të kërcënoheshin. Ata që mendojnë se do mbyllin problemet duke fyer dhe kërcënuar gazetarët, janë gangsterë, janë rrugeçër, nuk kanë asgjë të përbashkët me individë të civilizuar.

Po kështu, dënoj fyerjet dhe kërcënimet që u janë bërë deputetëve të Kuvendit, akte këto të një politike dhune, të turpshme, që ka në origjinë skenarët e Edi Ramës”, shtoi Berisha.

Reagimi për Dakon

Një ditë pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i Sali Berishës. Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, Berisha tha se shkoi për kokën e Tahirit, ndërsa theksoi që Dako e meriton plotësisht burgun, pasi sipas tij është kriminel elektoral.

“Organet e drejtësisë janë në kontroll të plotë të qeverisë. E ka marrë vesh çdo shqiptar se në Shqipëri ka drejtësi me regji dhe regjisori i saj është Edi Rama. Çdo ditë fakton dështimin e plotë të reformës së Sorosit në Shqipëri.

Lexo edhe :  Reformimi/ Rama paralajmëron ndryshime në qeveri dhe PS

Lirohet pas kërcënimeve serioze që i bëri Edi Ramës, Saimir Tahiri. Arrestohet njësoj si në romanet e Markezit, Gjush Dako. Njoftohet arrestimi i tij 4 ditë përpara. E bënë këtë për t’ia dhënë mafies në Dubai, ata e dinë.

Por një mandat që përflitet 4 ditë rresht, dëshmon se çdo gjë ka këtu, por drejtësi nuk ka. Megjithatë, Gjushit një fjalë do i them, shkove si ai në vresht për kokë të Tahirit. E meriton plotësisht se je kriminel elektoral i dosjes 339. Por nuk është dënuar për këtë ai, as për pallatet që kushtuan dhjetëra jetë njerëz, u zgjodh me lezet padia për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

Megjithatë, është se shkove si ai në vresht për kokë të Saimir Tahirit dhe mirë ta bënë”, është shprehur Sali Berisha. Në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, Berisha denoncoi atë që e quajti “skandalin e KAS-it me Rrogozhinën”.

“Çdo ditë dalin në pah rrëmbime mandatesh, dalin në pah akte të tjera të shëmtuara të regjimit për të kontrolluar me çdo çmim, vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Këto dy-tre ditët e fundit, KAS-i i partisë është dëshmuar një institucion i verbër, një institucion që shkelmon të vërtetat elektorale, një institucion i cili kryesohet nga një person i shkarkuar për korrupsion, ish-bashkëpunëtor i afërt i imi.

Dhe tani humbet çdo lloj norme e parimi dhe vërsulet kundër kandidatëve fitimtarë, se si e si t’i kthejë në të mundur, me meskinitetin, me qëndrimin e tij kriminal ndaj ligjit dhe të vërtetës. Ky person, me urdhër të Edi Ramës, legjitimoi në Rrogozhinë qendrën e ngritur në burg pa asnjë vendim dhe asnjë akt nënligjor të ndonjë institucioni për ngritjen e një qendre votimi”, tha Berisha.

Të fundit

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare,...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri, falë një ilaçi imunoterapie,...

Lajme të tjera

Web TV