test

“Kocka” politike që Rama u dha ithtarëve të Albinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Edi Rama ka hyrë prej një jave në zhvillimet në Kosovë, me propozimin për një status për asocacionit. Kjo manovër e kryeministrit shqiptar ndodhi në mes të një dalldie të tmerrshme të ithtarëve të Vetëvendosjes, ose më mirë grupeve paramilitare në rrjete sociale që kishin marrë në patronazh të sulmonin me një fjalor të tmerrshëm SHBA, Bashkimin Europian e të gjithë zyrtarët e Perëndimit që merren me Kosovën.

Ndërkaq, nga mbrëmë, kur Edi Rama anuloi mbajtjen e një mbledhje ceremoniale me Albin Kurtin, i gjithë detashmenti special i rrjeteve ka harruar SHBA e BE e i është qepur kryeministrit të Shqipërisë.

Ç’nuk po i thonë, e duke ditur se shumica e këtyre idhtarëve të Kurtit e quajnë veten besimtarë muslimanë, natyrshëm vjen logjika se nuk e bëjnë pas rrokullitjes së ndonjë gote, edhe pse nga këta mund të ketë ndonjë që i këput edhe një trefletësh.

Megjithatë parë në aspektin pragmatik, për të paktën 24 orë kjo ushtri virale e albinistëve ka “harruar” sulmin ndaj Amerikës dhe i është vërvitur Edi Ramës.

I cili duhet thënë se nuk ka asnjë reperkursion politik nga këto sulme, madje nuk i hyn asnjë gjë në këmbë edhe në efektet elektorale. Përkundrazi, këto sulme e bëjnë më të fortë e të përkrahur nga e gjithë bota kundër Vetëvendosjes që në Kosovë është shumë më e madhe se Shën Valentini i 2021-shit.

Nga ana tjetër ky “armëpushim” i kësaj gjuhe të shthurur e skandaloze kundër SHBA, është një kohë që me gjasë, me dashje e të menduar, Edi Rama po e blen për t’i dhënë një mundësi Prishtinës zyrtare që të marrë frymë e të mendojë pak, se sikur po ja fut katundit.

Nëse Edi Rama mban edhe nëse e shan dhe e telendis, se në fund të fundit jemi të shpisë, të sulmosh, të goddasësh politikisht SHBA është një veprim në mos i poshtër, të paktën idiot.

Sa herë Izraeli ka probleme me SHBA për çështjet e politikës në Lindje të Mesme? Gjithmonë? Dy qeveritë përkatëse të Telavivit dhe Uashingtonit kanë pasur shpesh përplasje, por asnjëherë kjo përplasje nuk është kthyer në një fushatë politike antiamerikane. Një izraelit e di se nëse sulmon SHBA, atëherë ka humbur të vetmin aleat që siguron dhe mëbshtet shtetin e tij. Ashtu edhe Kosova. Kush e çliroi Kosovën?

Lexo edhe :  Gomëdjegësit opozitarë

Presidenti i SHBA, Bill Klinton! Kush shpalli pavarësinë e Kosovës i pari? Presidenti i SHBA, George Bush! Albin Kurti nuk është dakord me administratën amerikane? OK, edhe mund të ndodhë.

Ama  njerëzit që po sulmojnë SHBA dhe zyrtarët e saj nga rrjeti i aktivistëve të tij, mund t’i ndalojë vetëm me një deklaratë. Në Konferencë shtypi të thotë: Ju bëj thirrje, të gjithë atyre mbështetësve të qeverisë që sulmojnë aleatët tanë, të ndalojnë menjëherë këto sulme pa sens.

Por natyrisht nuk e thotë dot, se as ata sulme nuk janë spontane, e as Albin Kurti nuk do të ndalohet një gjë e tillë. Sepse e gjitha është politike. Vërtetë në 14 shkurt 2021 Albini mori një votë proteste kundër klasës së vjetër politike, e cila u burgos në Hagë, e thanë që hajt të votojmë Vetëvendosjen.

Por me kalimin e kohës, u pa e qartë se të gjithë që mbështesin luftën, qoftë edhe ata që kanë votuar Vetëvendosjen nuk janë më të afërt me qeverinë e Kurtit. U pa e qartë, se edhe elektorati gri, që ishte mërzitur nga “komandantët” ran ga shiu në breshër, pasi komandantët mund të ishin ca tangërlliksa, por ishin më të qytetëruar se bolshevikët e Albinit. Të cilët që prej 2020-ës sikur e kanë në majë të gjuhës sharjet më të mëdha për SHBA.

Edi Rama ju dha 48 orë kohë për tu marrë me të, si për të zbutur këtë çmenduri kolektive, që nuk është spontane. Është një kockë, që Rama ua ka dhënë bulldogëve të Albinit që ta përtypin pa bërë shumë qeder.

Të fundit

Anglia mposht minimalisht Serbinë dhe merr kreun e grupit C, Bellingham vulos sfidën

Anglia përmbush pritshmëritë, fiton ndeshjen e parë të saj përballë Serbisë në Grupin C dhe merr kryesimin me pikë...

Albani fotograf? Miriam Cani na prezanton me ‘kartolinën’ më të ‘ëmbël’ të fundjavës

Çifti Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga dyshet më të komentuara në shtypin rozë. Të dy artistët me profesionin e njëjtë...

Provimet e maturës/ Mehmeti: Numër i lartë ngelësish, ka cilësi të dobët mësimdhënie

Rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore tregojnë një rritje të ndjeshme të nxënësve mbetës. 952 nuk kanë mundur të kalojnë...

“Po vritemi për një vijë uji”, kunatat sherr në emision për kanalin/ Debatet

Një konflikt kunatash zhvillohet në “Shihemi në Gjyq”. Mersinia dhe Saimja kanë ardhur për një kanal uji. Siç u shpreh ndërmjetësja e rubrikës të...

Dhimbjet e kokës/ Cilat janë arsyet shëndetësore që i shkaktojnë

Dhimbjet e kokës janë shumë dimensionale dhe tepër të komplikuara. Secila prej dhimbjeve ka një burim të ndryshëm dhe simptoma unike. Rrjedhimisht trajtimi i tyre është...

Lajme të tjera

Web TV