Bëri ‘namin’ në stadiumin ‘Air Albania’/ Elvana Gjata reagon pas koncertit madhështor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata mbajti koncertin e saj madhështor në stadiumin “Air Albania”, me emrin “Dekada”, që lidhet me faktin që ky është një moment kyç i saj i një udhëtimi muzikor në dy dhjetëvjeçarë.

Krah Elvanës u ngjitën në skenë edhe yje të tjerë të muzikës, si: Luiz Ejlli, Semi Jaupaj, Ardit Çuni, Mc Cresha, Capital T, Ledri Vula, Dhurata Dora, Noizy, Ylli Limani, Bardhi, Gimmi O.

Elvana ka reaguar në mediat sociale pas koncertit duke rrëfyer emocionet e saj nga dashuria e marrë. Ajo shkruan se ia dedikon këtë koncert gruas shqiptare, por sidomos vajzave të vogla që sapo e kanë nisur këtë rrugëtim.

“Faleminderit nga zemra, më keni dhënë sot aq shumë forcë e dashuri, që do ta kujtoj gjithë jetën. Këtë koncert ia dedikoj gruas shqiptare, por në veçanti vajzave më të vogla që janë duke nisur rrugëtimin e tyre.

Mos u dorëzoni kurrë, asgjë nuk mund ta ndalë forcën tuaj dhe punën e palodhshme. Jeni e ardhmja! Ju duaa.”-shkruan Elvana.

Bëri 'namin' në stadiumin ‘Air Albania’, Elvana

Të fundit

Ish-fabrika e sallamit, e salcës../Nxirren në ankand 8 ish-fabrika dhe ndërtesa të vjetra

Nga ish-fabrika e sallamit në Përmet dhe ajo e salcës në Fier, te ish-Frigoriferi në Mirditë... bashkë me disa...

Vetmia po vret të moshuarit, sociologët: Vdekjet, pasojë e emigracionit të të rinjve

Në Korçë u regjistrua rasti i dytë brenda pak ditësh, i vdekjes së një të moshuari të braktisur nga familja. Niko Kita, me të...

Bien aksidentet, shtohen viktimat/ Nga janari në gusht 38 humbje jete më shumë se në 2024

Nga janari deri në gusht të vitit 2025, në vendin tonë janë regjistruar 961 aksidente rrugore. Si pasojë e tyre, kanë humbur jetën 138...

Gjashtë emrat që garojnë për kreun e Gjykatës Kushtetuese

Këtë të mërkurë janë përzgjedhur gjashtë kandidatë që do të garojnë për postin e drejtuesit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas gazetares Glidona Daci, nga 13...

OpenAI prezanton kontrollet prindërore në ChatGPT

OpenAI ka premtuar të prezantojë kontrollet prindërore për ChatGPT. Kur kontrollet të jenë të disponueshme, ato do t’u lejojnë prindërve të lidhin llogaritë e tyre...

Lajme të tjera

Web TV