Ra “Ballkani i Hapur”, Rama “kap” Procesin e Berlinit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, pasi mbylli nismën “Ballkani i Hapur”, po investohet politikisht që të vijojë me Procesin e Berlinit, i cili pritet të gjejë mbështetjen e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Si lindi “Procesi i Berlinit” dhe a e dubloi nismën Ballkani “gjysmë i hapur”?

Në vitin 2016 për herë të parë u bë publike “Procesi i Berlinit, një nismë e ish-kancelares gjermane Angela Merkel e mbështetur nga presidenti francez Mannuel Macron. Ky proces në thelb ishte një integrim politik dhe ekonomik i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nën kontrollin e BE-së, veçanërisht Berlinit zyrtar, do financonin projekte zhvillomore infrastrukturore ndërmjet vendeve, nisma kulturore dhe më pas edhe politike, duke synuar pikërisht “shembjen e kufijve” mes vendeve ballkanike dhe më pas një integrim i mundshëm në bllok i këtyre vendeve në BE. Por ndërsa ideja dukej e mirë, mbeti jo shumë i investuar për tu realizuar dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zev “furmuan” atë që njihet “Ballkani i Hapur”. Kjo nismë në dukje ishte një “dublim” i butë i Procesit të Berlinit, por që nuk u mbështet nga Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, me pretendimin se një nismë e tillë jashtë suazës së vendeve të BE-së fuqizonte më shumë politikisht dhe ekonomikisht serbinë. Tashmë “Ballkani i Hapur” pasi njohu disa nënshkrime marrëveshjesh po konsiderohet një çështje e përfunduar. Pasi hoqi dorë në mënyrë të njëanshme dhe deklaroi se “Ballkani i Hapur” ka mbaruar misionin për të cilin është ngritur, Kryeministri Edi Rama do të fillojë një takim në Rajon lidhur me Procesin e Berlinit. Deklarata e tij habiti Presidentin serb Aleksanër Vuçiç, i cili nuk i besoi deklaratës dhe tha se do të kishte një takim me Ramën së afërmi për të folur mbi “mbylljen e misionit”. Ndërsa habiti Vuçiç, Rama habiti edhe përfaqësuesit e parlamentit në Kosovë, të cilët nuk e përqafuan “Ballkanin e Hapur”. Kryeministri shqiptar duket sikur ka marrë frenat e liderit të Rajonit për të vendosur se çfarë do të bëhet në të. Vendimi I Ramës për të përfunduar nismën “Ballkani i Hapur” erdhi pas konflikteve në veri të Kosovës dhe situatës mjaft të tensuonuar Serbi-Kosovë.

Lexo edhe :  Sot, seancë plenare/ Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend?

Rama takim në Rajon

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur ballkanik në rajon në datat 6 dhe 7 korrik. Procesi i Berlinit, e ardhmja e Ballkanit dhe tensionet në veri të Kosovës do të jenë pjesë e agjendës së shefit të qeverisë shqiptare në takimet me liderët zyrtarë të Shkupit, Prishtinës, Podgoricës, Sarajevës dhe Beogradit. Kjo lëvizje e Ramës ngjan taktike, pasi po synon që të jetë “lideri” i gjashtë vendeve që kanë nënshkruar “Procesin e Berlinit”. Turin Rama do e nisë me Maqedoninë e Veriut për t’u zhvendosur në Kosovë, ku pas disa tentativa për një takim me homologun shqiptar, Edi Rama ka marrë një përgjigje pozitive nga kryeministri Albin Kurti për një takim ballë për ballë. Finalizimi i dialogut duke pranuar planin franko-gjerman do të jetë kërkesa e Ramës për Prishtinën zyrtare. Të njëjtën kërkesë do t’ia bëjë edhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu në Beograd, Rama do të duhet të bindë Vuçiçin se pse duhet të mbyllet misioni i “Ballkanit të Hapur” për ta drejtuar rajonin vetëm drejt Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë me 16 tetor. Nisma “Ballkani i Hapur” lindi disa vite më parë për të forcuar bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, nismë të cilës iu bashkuan zyrtarisht 3 vende, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut duke firmosur një sërë marrëveshjesh të rendësishme. Disa ditë më parë kreu i qeverisë tha se Ballkani i Hapur i ka arritur synimet e veta dhe tashmë është koha e fokusimit te procesi i Berlinit.

Qëndrimi i Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Vuçiç tha se nuk e beson deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, ku ky i fundit tha se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin e vet dhe se tani duhet vazhduar me Procesin e Berlinit. Ai tha se do të konsiderojë gjithmonë se çdo ide e krijuar në rajon është “më e mirë se ato që vijnë nga jashtë”. “Kjo është shprehje e dëshirave dhe marrëdhënieve tona, jo diçka që e bëjmë nën sundimin e dikujt tjetër”, tha Vuçiç.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV