test

“Edhe pa lekë do punoja në Shqipëri”, mjekja shqiptare tregon si u punësua në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg tregoi disa të vërteta nga eksperienca e saj si mjeke, duke thënë se në Shqipëri nuk i kishin dhënë mundësinë as të punonte pa lekë apo me rrogë 200 euro, ndryshe nga Gjermania.

Ajo tregoi se në Gjermani e kanë paguar me rrogë minimale 1800 euro duke filluar si praktikante, pasi diploma shqiptare nuk njihet atje dhe gjithashtu ka nisur edhe specializimin.

“Ne themi gjithmonë që mjekët ikin kryesisht për arsyet ekonomike është e vërtetë,  është një faktor vendimtar, por janë më komplekse rrethanat dhe karriera profesionale në Shqipëri, është një nga arsyet kryesore për një mjek të ri”, tha mjekja.

“Ne si federatë e mjekëve kemi bërë anketime në më shumë së 1000 pjesëmarrës, dhe arsyet kryesore është thënë se nuk kanë të drejtën e specializimit me zgjedhje, duhet të jetë patjetër me konkurrim dhe mbi 70% e atyre që e fitojnë të drejtën e specializimit janë me kuota të lira pra pa pagesë, kështu që të pesë vitet e mëtejshme të jetës së tyre mjekët e rinj i harxhojnë në spitalet e QSUT duke mos marrë asnjë pagesë dhe duke u detyruar të bëjnë punë të dyta ose të treta”, tha ajo.

“Kam më shumë se një dekadë që kam ikur dhe akoma nuk e kam kuptuar, pse në Shqipëri është gjithçka shumë e monopolizuar, jo transparente.

Që në ditën e parë që kam filluar punën si një mjeke e re në Gjermani, jo vetëm që kam marrë rrogën por kam filluar erdhe specializimin”, tha ajo pasi një mjek që nuk specializohet çdo ditë me njohuri të reja, nuk mund të jetë mjek i mirë, thotë Dollenberg.

Lexo edhe :  Kredi për banesë me 0% interes/ Vendimi i rëndësishëm që synon të mbështesë ushtarakët

“Unë kam filluar si praktikante para 12 vjetësh si praktikante, se diploma shqiptare logjikisht nuk njihet. Rroga minimale ka një ligj në Gjermani që ishte 1800 euro.

Ka qenë një stad midis mjekes dhe infermieres, por isha shumë e kënaqur se në Shqipëri kërkova rrogë edhe 200 euro do kisha filluar, se nuk e kisha mundësinë”, tregon mjekja.

Të fundit

Horoskopi për ditën e sotme, ja çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Mos u ndjeni të detyruar që të kënaqni të gjitha kërkesat e kolegëve të punës, pasi ky është një...

Çaji që zhduk dhjamin e barkut

Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e...

Agron Llakaj rrëqeth me dedikimin për bashkëshorten: Përpëlitem në vuajtje pafund

Ditën e sotme është bërë një muaj nga ndarja nga jeta e bashkëshortes së Agron Llakajt, Kostandina. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje...

Del në shitje për herë të parë shtëpia e familjes së Princeshës Diana

Shtëpia e familjes së Princeshës Diana ka dalë në treg për herë të parë në 22 vjet, por blerësit e interesuar duhet të kenë...

Sulmohen kishat dhe sinagogat, i presin fytin një prifti/ Kush fshihet pas sulmit

Janë të paktën 19 viktima – 15 policë dhe 4 civilë – nga sulmi i njëkohshëm i kryer kundër një sinagoge në qytetin Derbent...

Lajme të tjera

Web TV