U njohën 26 vjet më parë, ambasadorja e Zvicrës rrëfen historinë e dashurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë bisedës në programin “Rudina” në Tv Klan, ambasadorja zvicerane Ruth Huber foli edhe për jetën e saj private.

Ajo tregoi se së bashku me bashkëshortin iu pëlqejnë të vizitojnë vende të ndryshme me biçikletë apo të kryejnë aktivitete në natyrë. Gjithashtu ajo kthehet 26 vite pas në kohë për të na rrëfyer njohjen me bashkëshortin, Alfred Gugler.

Ruth Huber: Jemi takuar në punë faktikisht, jemi njohur në punë sepse ai punonte në një organizatë jo qeveritare që kishte mandat në bashkëpunim për zhvillim dhe përmes një projekti  të përbashkët, kur të dy kemi qenë në Zvicër jemi takuar në kuadër të atij projekti. Ka kaluar goxha kohë tashmë, 26 vjet tashmë nëse s’gabohem.

Ambasadorja shton edhe çfarë i ka pëlqyer deri më tani nga Shqipëria dhe cila është shija që po merr nga vendi ynë.

Ruth Huber: Në përgjithësi,,, e gjithë mikpritja është fantastike. Nuk është vetëm në letër, por e shohim kudo që shkojmë. Kemi parë shumë gjëra faktikisht, edhe me tim shoq kur shkojmë në fshatra, në qytete në disa raste për inagurime, për ceremoni të ndryshme, për projekte zhvillimore, ftohemi nga kryetarët e bashkive dhe gjithmonë ka gjëra shumë të bukura, ushqim fantastik dhe të shumëllojshëm. Ajo që na pëlqen më shumë është realisht peshku dhe ushqimet e detit që janë fantastike.

Të fundit

Berisha paraqitet në SPAK, lexon para mediave mesazhin që la aty për Altin Dumanin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës...

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë një...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Lajme të tjera

Web TV