Pse birra po këshillohet gjithnjë e më shumë që të konsumohet nga gratë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i University of Gothenburg në Suedi ka treguar se pirja në mënyrë të moderuar e birrës nga gratë është në të mirë të sistemit kardiovaskular dhe jo vetëm.

Me saktësisht, nëse do të limitohemi që të pimë deri në dy gota në javë, do të ulej në masën 30% rreziku i prekjes nga patologji të organeve kryesore të sistemit kardiovaskular në raport me ato gra që pinë më shumë, ose që nuk pinë fare.

Studimi është shtrirë për një periudhë relativisht të gjatë, 32-vjeçare dhe ka përfshirë një kampion prej 1500 vullnetarësh.

Në përfundim të kërkimit, këto gra kishin një moshë mes 70 dhe 92 vjeç dhe kërkuesit patën kështu mundësinë të kuptojnë marrëdhënien mes konsumit të disa lloje pijesh alkoolike dhe mundësisë së prekjes nga sëmundje të sistemit kardiovaskular, por edhe diabetit apo tumoreve.

Në lidhje me tumoret, kërkuesit panë se ekzistonte një marrëdhënie në linjë të drejtë. Ata panë se mundësia e prekjes te femrat që ishin konsumatore të mëdha të alkoolit ishte 50% më e madhe në raport me ato që nuk e konsumonin me tepri.

Në lidhje me sistemin kardiovaskular, ata kuptuan se gratë që pinin deri në dy gota birrë në javë, apo edhe më shumë, kishin një probabilitet 30% më të ulët për t’u prekur prej sëmundjeve në krahasim me ato që nuk pinin fare, ose pinin tej mase.

Duket se birra e pirë në masë të moderuar luan një rol të mirë edhe në drejtim të shëndetit, konkretisht të sistemit kardiovaskular te femrat.

Edhe më parë kishte pasur të dhëna që alkooli i konsumuar në sasi të mjaftueshme kishte efekte mbrojtëse në organizëm, por deri më sot, nuk kishte të dhëna që e lidhnin këtë me sisteme dhe sëmundje të caktuara.

Të fundit

Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga...

Kosovë, Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e fundit

Nuk konstituohet Kuvendi i Kosovës as në përpjekjen e fundit, në seancën që u thirr për ora 22:00. Sërish u tentua të votohet komisioni për...

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla/Nxënësit më të përqendruar dhe socialë

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që ka bërë që Holanda...

Sa fiton një ushtar rus që shkon në frontin e luftës?

Nga raportimet më të fundit të mediave ndërkombëtare, ushtarët rusë që pranojnë të luftojnë në frontin e Ukrainës mund të fitojnë deri në 5.2...

Tarifat doganore, sot takimi kyç mes Trump dhe von der Leyen!

Përveç ndonjë surprize të madhe, sot Donald Trump dhe Ursula von der Leyen do të vendosin në 15% tarifën doganore mbi mallrat evropiane të eksportuara në...

Lajme të tjera

Web TV