Rizgjedhja/ “Basha 4” e nis nga e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha edhe pas dhjetë vitesh drejtim të PD-së, gjithnjë e nis nga e para. Në një njoftim zyrtar ditën e djeshme PD lajmëroi ndryshimet në parti, por edhe nismat e Bashës si kryetar, ku pritet që në shtator me nisjen e sesionit të ri të kërkojë komision hetimor parlamentar për fondet e IPARD II dhe “investitorët strategjikë”.

I veshur si Presidenti i Ukrahinës Volodymyr Zelensky, Lulzim Basha i rizgjedhur për të katërtën herë si kreu i Partisë Demokratike ka dalë në terren me qëllimin e vetëm sipas tij, për të për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës. Ndonëse Basha është sprovuar në katër pala zgjedhje radhazi dhe ka njohur humbje, duket sikur kësaj radhe do i përkushtohet ndryshe parties. Që nga 29 korriku Basha është parë aktiv çdo ditë, ndryshe ngase jemi mësuar, madje ka mbajtur disa mbledhje në orarin e vendosur dhe gjithashtu ka lajmëruar “betejat e reja” edhe institucionale. Një ditë pasi mblodhi strukturat drejtuese në Tiranë, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, Lulzim Basha la zyrën e përkohshme që po i përgatitet në selinë e re të Partisë Demokratike, dhe tashmë që i duhet të mendojë për PD-në e riformatuar, zbriti tek strukturat në takime informale. Aty Basha pritet të kalojë edhe gushtin e nxehtë, përpara se t’i mbledhë demokratët më 2 shtator sërish në Tiranë, kur edhe do të mbajë Kuvendin Kombëtar. Me një parti të “gjymtuar” nga berishistët, me rikthimin e tij Lulzim Basha duhet të rifreskojë edhe ekipin drejtues, pasi shumë prej atyre që la pas kur u dorëhoq e braktisën dhe nuk e njohin rikthimin e tij në krye të PD, duke krijuar një front të ri kundërshtarësh, siç është ish krahu i tij i djathtë Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Jorida Tabaku. Sinjalin se po mendon për ekipin “Basha 4”, ai e dha menjëherë pas zyrtarizimit kryetar, duke zgjedhur zëdhënësen e re të Partisë, Mirela Karabinën. Ndërsa me Sali Berishën, luftën do ta vijojë aty ku e la, në gjykatën e Tiranës, përsa kohë ngërçi është rikthyer në shkallë të parë, dhe nuk është zgjidhur ende përfundimisht. Nga ana tjetër, Berisha vijon t’i mbajë peng selinë, ku zhvillon aktivitetin e tij politik që prej kohës kur Basha iku nga drejtimi i PD, në marsin e vitit 2022. Sali Berisha mbledh të martën Kryesinë e tij, ku me gjasë do të diskutohet për të mbledhur një tjetër Kuvend demokratësh në shtator.

Lexo edhe :  Si ta kuptoni që dikush po ju gënjen?!

Sulmi i shtatorit

Partia Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha bën me dije se në shtator do të kërkohen dy hetime parlamentare në lidhje me fondet e IPARD si dhe për personat që kanë përfituar statusin investitor strategjik. “Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha, ja dy hetimet parlamentare që do të kërkohen në shtator. Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal. Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike: Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve”, njoftoi zyra e shtypit në PD.

Ndryshimet e reja

Mirela Karabina tashmë do të jetë zëdhënësja e re e Partisë Demokratike. Në një postim në Facebook, Karabina falenderon Bashën dhe Alibeajn për pozicionin e saj të ri. “Një falenderim pë Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, pēr Z. Enkelejd Alibeaj dhe’Anëtarët e Kryesisë së PD-së pēr vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë. Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmēria e lartë për ta kryer sa më mirē këtë mision. Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shērben interesave të qytetarëve, për një Shqipēri tē mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinē. Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundēsi kthehet në realitet.”- tha Mirela Karabina.

Të fundit

Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump “luftë” për votat e grave

Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në Shtete të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u...

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për BBC krenarinë për aftësitë artistike...

“Edhe Bora ka më shumë ‘k’ se kryeministri”, habit Neda Balluku: Është më…

“Cherry on Top” nga Bora Zemani ka nisur sonte rrugëtimin në ekranin e Top Channel. “Cherry on Top” është një program Prime Time, prej...

Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk prodhojnë një figurë alternative në opozitë?

Nga Ylli Pata Qëndrimi i gjatë në pushtet i mazhorancës socialiste dhe i fuqisë elektorale të Edi Ramës ka sjellë në qendër të diskutimeve fuqinë...

Kostoja e jetesës në Tiranë/ Jetojmë si në Europë dhe paguhemi si në Ballkan

Tirana është kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon. Numbeo, që mat indeksin e kostove të jetesës sipas kryeqyteteve në botë, përcakton se në fillim...

Lajme të tjera

Web TV