Ekspertët rendisin ushqimet që ulin rrezikun e vdekjes me 25%

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të pasurit të një diete të qëndrueshme do t’ju bëjë të jetoni shëndetshëm dhe më jetëgjatë, sipas një studimi të ri.

Ekspertët kanë zbuluar se personat që ndjekin një dietë të qëndrueshme mund të reduktojnë me 25% rrezikun e vdekjes, ku hulumtimet nga Shoqata Amerikane për Ushqyerjen NUTRITION 2023 në Boston nxorën përfundimet se ushqimet që ju mbrojnë më së shumti janë drithërat, frutat, perimet pa niseshte, arrat, vajrat e pangopur dhe të tjera.

Ndër të tjera, ekspertët kanë renditur dhe ushqimet që janë të dëmshme dhe ndikojnë negativisht në organizëm, siç janë vezët, mishi i kuq dhe i përpunuar e të tjera.

Për të krijuar Indeksin e Dietës së Shëndetit Planetar (PHDI) , studiuesit shqyrtuan provat e disponueshme mbi marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme ushqimore dhe kushteve shëndetësore. Më pas ata aplikuan indeksin për të analizuar rezultatet në më shumë se 100,000 pjesëmarrës të dy studimeve të mëdha të kryera në SHBA.

Grupi i të dhënave përfshinte më shumë se 47,000 vdekje gjatë një periudhe pasuese prej më shumë se 30 vjetësh (1986-2018).

Përfundimi i arritur ishte se njerëzit me dietën e pasur ushqimore përballeshin me një rrezik 25% më të ulët të vdekjes nga çdo shkak.

Në mënyrë të veçantë, rezultatet më të larta PHDI u shoqëruan me një rrezik 15% më të ulët të vdekjes nga kanceri ose sëmundjet kardiovaskulare, një rrezik 20% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet neurodegjenerative dhe një rrezik 50% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV