110 lekë, ekuilibri i ri? Agjentët: Kursi i vjetshëm i këmbimit të euros nuk vjen më

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lehtë i euros këtë fund-gushti është i zakonshëm për periudhën, ndërsa kursi i këmbimit 110 lekë mund të jetë ekuilibri i ri në tregun valutor.

Janë këto vlerësimet e Kryetarit të Shoqatës së Agjencive të Këmbimit Valutor Dritan Vakaj, i cili parashikon gjithashtu vijim të paqëndrueshmërive në tregun e këmbimit valutor.

“Vjeshta është relativisht e pritshme që të kemi një farë forcimi të euros. Kjo si pasojë e rritjes së konsumit dhe ndryshimit të dinamikave të brendshme në kërkesë dhe ofertë”, tha ai për A2CNN.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se monedha europiane gushtin e vitit të shkuar u këmbye mesatarisht me 116.97 lekë nga 106.14 lekë këtë muaj duke humbur 10.83 pik muaj duke humbur 10.83 pikë.

Për agjentët të këmbimit valutor, kursi i këmbimit gjatë 2022 është një “e shkuar, gati e pamundur për t’u përsëritur”.

“Do të ishte një anomali e tregut pasi nuk do të arrihej të shpjegohej dhe njëherazi do të godiste rëndë ekonominë e venit.”

Banka e Shqipërisë ka dalë dy herë në tregun valutor këtë muaj duke blerë mbi 20 milionë euro me qëllim rikthimin e ekuilibrave në kursin e këmbimit, por për Vakajn këto politika nuk kanë efekte afatgjata.

“Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë kanë efekte shumë të ulëta dhe afatmesme. Kursi i këmbimit përcaktohet nga besimi në tregje.”

Bashkë me euron, për shkak të metodologjisë së përllogaritjes së kursit të këmbimit edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi janë rritur lehtë javën e fundit duke u këmbyer mesatarisht për 100 dhe 125 lekë./ S.M

Të fundit

Laborator kokaine dhe kanabisi në Yzberisht/ Arrestohet pronari i banesës

Zbulohet në Yzberisht, një banesë e përshtatur për përgatitjen e lëndëve narkotike Kanabis dhe Kokainë, në trajta dhe forma...

Departamenti Amerikan i Shtetit anulon 6 mijë viza studentore, shkaqet pas vendimit

Departamenti i Shtetit ka revokuar më shumë se 6,000 viza studentore ndërkombëtare për shkak të shkeljeve të ligjit amerikan dhe tejkalimit të afatit të...

19 gusht 1981 – “Linja e Vdekjes”, SHBA-Libi përplasja ajrore mbi Gjirin e Sidrës

Më 19 gusht 1981, tensionet e vjetra mes Shteteve të Bashkuara dhe Libisë së udhëhequr nga Muammar Gaddafi shpërthyen në një incident të armatosur...

Programi i strehimit social, publikohen kriteret se si mund të bëhesh përfitues

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar dje dokumentin, i cili ka në fokus programin e strehimit social, ku janë paraqitur edhe kriteret...

Hamasi pranon armëpushimin, Izraeli ende pa vendim: Plani i ndërmjetësuesve

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Lajme të tjera

Web TV